• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Djele 23 Shkurt 2020, 16:42:59.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Gjatë Kryengritjes së Iranit, të Paktën 251 të Vrarë, 3,700 të Plagosur, dhe 7,000 të Arrestuar 85 martirë të kryengritjes të identifikuar në qytete të ndryshme

Kryengritja në Iran – Nr. 26

Znj. Maryam Rajavi: Këshilli i Sigurisë i OKB-së duhet të kërkojë ndalimin e menjëhershëm të vrasjeve dhe lirimin e të arrestuarve. Duhet t’i deklarojë liderët e regjimit si kriminelë kundër njerëzimit. Ata duhet të përballen me drejtësinë.

Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) brenda vendit ka regjistruar 251 martirë të vrarë nga forcat shtypëse të regjimit në 20 qytete gjatë kryengritjes mbarëkombëtare. Emrat e 85 prej këtyre martirëve po publikohen. Numri i protestuesve të plagosur gjatë kryengritjes ka arritur në 3,700.Shumica e martirëve janë të rinj ose adoleshentë, madje edhe 13-vjeçarë. Shumica prej tyre janë goditur në kokë ose në gjoks nga snajperat e regjimit. Regjimi po përdor hile të ndryshme për ta fshehur numrin e vërtetë të martirëve. Në shumë raste, forcat represive refuzojnë t’i dorëzojnë trupat e martirëve për një autopsi të pavarur apo për t’ua dhënë familjeve.

Numri i të arrestuarve është të paktën 7,000. Vala e arrestimeve është në vazhdim e sipër. Më 15 nëntor, në ditën e dytë të kryengritjes, agjencia e lajmeve Fars, e cila ka lidhje me IRGC-në, tha se duke u bazuar në “vlerësimet fillestare të një institucioni sigurie,” “deri tani, rreth 1,000 njerëz janë arrestuar gjatë trazirave të fundit në mbarë vendin.” Kjo ndërkohë që shumica e arrestimeve janë bërë gjatë ditëve të mapasshme. Televizioni dhe radioja shtetërore raportoi më 16 nëntor se 300 njerëz ishin arrestuar në Teheran dhe më 17 nëntor, IRGC e provincës Alborz raportoi se “150 liderë që kanë prishur rendin në Alborz janë identifikuar dhe arrestuar (e përditshmja shtetërore Vatan-e Emrouz). Po atë ditë, guvernatori i provincës Khuzestan tha se 180 njerëz ishin arrestuar (shtetërorja IRNA) dhe e përditshmja Javan e lidhur me IRGC-në raportoi 80 arrestime në Shahriar.

Ahmad Salek, një deputet i Majlis (Parlamentit) të regjimit, është cituar nga shtetërorja Afkar sot, më 20 nëntor, duke thënë se të arrestuarit “janë në një farë mënyre të lidhur me MEK dhe me elemente të jashtëm. Ata e kanë marrë trajnimin e nevojshëm gjatë dy viteve të fundit për të krijuar trazira të tilla.”

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), u ka bërë thirrje të gjithë bashkëatdhetarëve që të marrin pjesë aktive në ceremonitë përkujtimore të martirëve, të ofrojnë kujdes e trajtim për të plagosurit, dhe të kujdesen për familjet që kanë humbur kujdestarët e tyre. Ajo i ka bërë thirrje Këshillit të Sigurisë të Kombeve të Bashkuara, qeverive, dhe organizatave ndërkombëtare të të drejtave njerëzore që të kërkojnë ndalimin e menjëhershëm të vrasjeve e shtypjes, si dhe lirimin e menjëhershëm të të burgosurve. Këshilli i Sigurisë i OKB-së duhet t’i deklarojë Ali Khamenei-n, Hassan Rouhani-n, dhe zyrtarë të tjerë të regjimit si kriminelë kundër njerëzimit për përfshirjen e tyre në shtypje e gjakderdhje, në mënyrë që të përballen me drejtësinë dhe gjykimin. OKB duhet të dërgojë menjëherë në Iran misione të gjetjes së fakteve për të kryer hetime lidhur me vrasjet, viktimat, të plagosurit dhe të burgosurit.

 

 

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit

20 nëntor 2019

Stampa Email

Copyright © 2020 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.