• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Djele 23 Shkurt 2020, 16:42:59.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Protestat në Iran: Dita e Gjashtëmbëdhjetë e Kryengritjes për Ndryshim Regjimi

Dita e Gjashtëmbëdhjetë e Kryengritjes për Ndryshim Regjimi

Shkruar nga Hamideh Taati më 30 nëntor 2019.

Përmbajtja e kësaj faqeje do të përditësohet me të rejat më të fundit lidhur me protestat në Iran 

Irani ka dy javë që tronditet nga protestat mbarëkombëtare për ndryshim regjimi. Kryengritja mbarëkombëtare hyri në ditën e saj të gjashtëmbëdhjetë të shtunën, më 30 nëntor.

Të dhëna mbi kryengritjen:

Numri i qyteteve të përfshira në kryengritje: 184

Numri i martirëve: Të paktën 450

Numri i të plagosurve: Mbi 4,000

Numri i të arrestuarve: Mbi 10,000

 

30 nëntor 2019:

Videot e kamerave të sigurisë në Iran kapin forcat e sigurisë të regjimit (banditë) duke shkatërruar prona private gjatë Protestave të Iranit në qytetin SË në Shiraz. Kjo ndërkohë që regjimi shfaq protestues të arrestuar në kamera duke i fajësuar ata për vandalizëm të pronave private.

Sipas raporteve të reja të marra nga protestat që u zhvilluan natën e së mërkurës dhe të së enjtes, të rinjtë e guximshëm në qytetin Birjand të Iranit lindor, zhvilluan një tubim nate duke thirrur, “Poshtë diktatori,” duke iu referuar direkt Khamenei-t, dhe “Rroftë Liria!”

Raportet e dëshmitarëve nga Shahriar, në perëndim të Teheranit, tregojnë se të rinjtë kanë protestuar dhe janë përplasur me forcat e sigurisë së shtetit të regjimit të enjten, më 28 nëntor. Raporte të tjera nga Teherani tregojnë se janë dëgjuar të shtëna sporadike nga lagjja Sadeghiyeh natën e të enjtes.

Filmime të sapo marra. Fouladshahr, Provinca Isfahan, Irani qendror
Protestuesit thërrasin duke thënë se Lideri Suprem i regjimit Ali Khamenei është një turp dhe duart e tij janë të zhytura në gjakun e të rinjve.

Politikanët e Zvicrës mbështesin kryengritjet e popullit iranian
Deputetë dhe personalitete politike nga Zvicra kanë shprehur mbështetjen e tyre për kryengritjen mbarëkombëtare të ditëve të fundit në Iran.

Christiane Perregaux Profesor Universitetit, anëtar i Komitetit për Demokraci dhe Sekularizëm në Iran.

Sylvain Thévoz, bashkë-president i seksionit të Partisë Socialistë të qytetit të Gjenevës dhe anëtar i Këshillit të Madh të Gjenevës.

  1. Nils de Dardel, ish-parlamentar zviceran, avokat.

ERIC VORUZ, ish-anëtar i Asemblesë Federale Zvicerane, ish-anëtar i Asemblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.

 

Mahnaz Mehdizadeh identifikohet si gruaja e 16-të e vrarë në Protestat e Iranit
Ajo është qëlluar 3 herë nga Njësitë Speciale të Forcave të Sigurisë së Shtetit gjatë protestave në Karaj. Kur kanë dorëzuar trupin, agjentët e qeverisë e kanë paralajmëruar familjen e saj që të mos e përhapin lajmin e vdekjes së saj.

Fotoja e gruas së qëlluar në kokë në Shahriar i përket znj. Golnaz Samsami, emri i së cilës është shpallur që më parë në listën e martirëve të Protestave të Iranit. Golnaz Samsami ishte nëna e një djali 7-vjeçar.

Tre gra arrestohen në Karaj për protestën e tyre ndaj rritjes së çmimit të benzinës

Tre gra janë arrestuar në Karaj për faktin se kanë marrë pjesë në protestat kundër rritjes së çmimit të benzinës, ka shpallur komandanti i Forcave të Sigurisë së Shtetit (SSF) të Provincës Alborz.

Shefi i Policisë së Provincës Alborz, Abbas Ali Mohammadian, u intervistua nga agjencia shtetërore e lajmeve Tasnim të enjten, më 28 nëntor 2019.

Stampa Email

Copyright © 2020 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.