• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Djele 23 Shkurt 2020, 16:42:59.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

MEK: Mijëra protestues në Iran janë nën tortura dhe keqtrajtim

Protestat në Iran: Mijëra protestues në Iran janë nën tortura

Mbi 12,000 njerëz janë arrestuar gjatë protestave në Iran në nëntor të vitit 2019. Të burgosurit janëtë izoluar nën kushte të rënda. Sipas raporteve të marra nga grupi kryesor i opozitës në Iran, Organizata Popullore Moxhahedin e Iranit (PMOI, Mujahedin-e-Khalq ose MEK), hetuesit dhe torturuesit kanë transferuar shumë prej të plagosurve nga spitalet në burg dhe i kanë vënë ata nën tortura.

Shumë prej të arrestuarve, duke përfshirë edhe ata në Shiraz, po u bëhet presion të marrin pjesë në "rrëfime" televizive dhe të flasin kundër kryengritjes dhe Rezistencës iraniane.

Më 28 Dhjetor 2019, e përditshmja shtetërore Etemad intervistoi Helale Mousavian, një nga avokatët e gjyqësorit të regjimit, i cili vëzhgoi gjendjen e të arrestuarve dhe familjeve të tyre.

"Problemi kryesor është se të arrestuarit mund të punësojnë vetëm avokatët të cilët janë aprovuar nga kreu i gjyqësorit dhe, por edhe nëse ata do të mund të punësojnë avokatë të tyre, ata avokatë janë urdhëruar që të mos ndërhyjnë në proçesin gjyqësor, dhe ata as nuk kanë të drejtë të lexojnë dosjet e akuzës, "tha Mousavian, duke shtuar:

"Nëna e njërit prej të arrestuarve tha që djali i saj në momentin qëe thirri atë donte t'i tregonte asaj për vendin ku po e mbanin, por ai nuk u lejua nga autoritetet ... shumë prej të burgosurve nuk e dinë as vendin e tyre të paraburgimit. "

“Të arrestuarit janë në moshën 18 deri 30 vjeç. Ekzistojnë gjithashtu shumë të ndaluar nën 18 vjeç, por shumica janë nga mosha 13 deri në 15 vjeç. "

Amnistia Ndërkombëtare gjithashtu ka bërë thirrje që ata që janë arrestuar në mënyrë arbitrare të lirohen. Organizata me qendër në Londër ka publikuar një peticion duke kërkuar që të arrestuarit të lirohen.

"Si pjesë e një sulmi të dhunshëm dhe vdekjeprurës, autoritetet e Iranit kanë arrestuar në mënyrë arbitrare mijëra protestues që tani janë në rrezik prej torturave dhe keqtrajtimeve të tjera. Amnistia Ndërkombëtare ka bërë thirrje: Nënshkruani peticionin dhe kërkoni që ata që janë të arrestuar në mënyrë arbitrare të lirohen. Vepro tani “ (Amnistia Ndërkombëtare në Tweeter.)

Gjithashtu, më 29 dhjetor 2019, MEK publikoi ​​emrat e 14 viktimave të tjera të protestave në Iran, duke e çuar numrin e viktimave të identifikuar në 615. MEK ka konfirmuar se më shumë se 1500 protestues u vranë nga forcat e sigurisë së regjimit.

Ndërkohë, regjimi klerik, nga frika e pasojave ndërkombëtare dhe të pasojave brënda vendit për shkak se ka kryer krime kundër njerëzimit, po vazhdon përpjekjet e tij për të fshehur numrin aktual të viktimave, të plagosurve dhe të arrestuarve.

Stampa Email

Copyright © 2020 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.