• English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian
  • Last Modified: Marte 18 Shkurt 2020, 22:20:46.
  • English
  • French
  • Deutch
  • Italian
  • Arab
  • Spanish
  • Albanian

Banka Shtetërore e Indisë Tërhiqet nga Irani

 Importet indiane të naftës iraniane mund të ndikohen fuqishëm pas gushtit, sipas shefit të financës së Korporatës Indiane të Naftës (IOC) të premten, pasi Banka Shtetërore e Indisë (SBI) i ka informuar rafineritë që nuk do të merret me pagesat për naftën e papërpunuar nga nëntori.

Continue Reading

Stampa Email

Mini Raporti i së Hënës për Iranin – 18 Qershor, 2018

 

  • Ekzekutimi i një njeriu të pafajshëm në Iran

Sot në mëngjes, e hënë, 18 qershor 2018, regjimi i Iranit ekzekutoi një burrë të pafajshëm nga minoriteti fetar Sufi i vendit.

Mohammad Salas, 51, u torturua, i thyen dhëmbët dhe brinjët, pati nevojë për 17 qepje në kokë, humbi shikimin dhe ndërgjegjen si dhe e detyruan të bëjë një "rrëfim" të rremë.

Continue Reading

Stampa Email

Zyrtari i Regjimit Iranian: Mbrojtja Mjedisore e Vendit Tonë Është një nga më të Turpshmet në Botë

Në një eveniment të mbajtur më 15 qershor në Mashhad, kreu i Organizatës së Mbrojtjes Mjedisore të Iranit (IEPO) Isa Kalantari tha se për sa i përket mbrojtjes mjedisore, Irani mban një vend më të ulët se 100 në një total prej 180 vendesh; gjë e cila, siç thotë ai, e bën Iranin një nga vendet më të turpëruara në botë.

Continue Reading

Stampa Email

Një “Efekt Domino” në Daljen e Kompanive Perëndimore nga Irani

 Franca, Gjermania dhe Britania kanë kërkuar zyrtarisht të përjashtohen nga sanksionet e Shteteve të Bashkuara mbi Iranin.

Sipas disa raporteve të lajmeve franceze (6 qershor 2018), Ministri i Ekonomisë së Francës Bruno Le Maire, ka deklaruar: “Franca, Britania, Gjermania, dhe Bashkimi Europian, i kanë kërkuar Shteteve të Bashkuara të mos i aplikojnë sanksionet ndaj marrëveshjeve të tyre të biznesit me Iranin, të cilat janë aktualisht brenda një kornize ligjore”.

Continue Reading

Stampa Email

Mini Raporti i së Mërkurës për Iranin – 13 Qershor, 2018

 

  • Ylli indian i shahut tërhiqet nga eventi i Iranit për shkak të rregullit të mbulimit të kokës

Indi: Ylli i shahut Soumya Sëaminathan nuk ka dashur të marrë pjesë në Kampionatin e Shahut të Skuadrave Aziatike, që do të mbahet në Hamadan, Iran, nga 26 korriku deri më 4 gusht, për shkak të rregullit të detyrueshëm të mbulimit të kokës në vend i cili, sipas saj, shkel të drejtat e saj personale.

Continue Reading

Stampa Email

BE Duhet të Përballet me Realitetin

 Nga Struan Stevenson

‘Mullahët e Iranit shtypin butonin e panikut’ është titulli i një artikulli informativ nga Struan Stevenson, coordinator i Fushatës për Ndryshimin në Iran, dhe ish anëtar i Parlamentit Europian, përfaqësues i Skocisë, kjo që vijon është një pjesë e artikullit që është publikuar nga UPI.

Continue Reading

Stampa Email

Mini Raporti i së Premtes për Iranin – 08 Qershor, 2018

  • Gjiganti Kinez i Telekomit ZTE do të Paguajë një Gjobë $1 Bilion Pasi Ka Shkelur Sanksionet e Iranit dhe Koresë së Veriut

Shtetet e Bashkuara kanë bërë një marrëveshje me gjigantin kinez të telekomunikacionit ZTE Corp. Që përfshin një gjobë $1 bilion, sipas Sekretarit të Tregtisë Ëilbur Ross.

Kjo gjobë vjen pas afërsisht 1 bilion dollarëve që ZTE  i ka paguar më përpara për shitjen e pajisjeve Koresë së Veriut dhe Iranit duke shkelur sanksionet amerikane.

Continue Reading

Stampa Email

Mini Raporti i së Enjtes për Iranin – 07 Qershor, 2018

Publikuar më 07 qershor 2018.

  • TABRIZ, Iran. 6 qershor, 2018. Sistemit të kompjuterëve të aeroportit iu bë ‘hacking’ nga protestuesit dhe në ekranet e mëdhenj u shfaq ky mesazh

Ne, ''Tapandegan", në një tjetër akt proteste, po e zotërojmë në këtë moment sistemin e kompjuterëve të aeroportit. Dy javë më parë, për të protestuar ndaj shkatërrimit të jetëve dhe pasurisë së popullit iranian nga Trupat e Gardës Revolucionare (IRGC), ne dominuam sistemet e aeroportit të Mashhad, dhe sot po shprehim mbështetjen tonë për grevistët.

Continue Reading

Stampa Email

Copyright © 2020 NCRI - National Council of Resistance of Iran. All Rights Reserved.