Mesazhi i Vitit të Ri 2021
Miq bashkatdhetarë,
Mbështetës të Rezistencës Iraniane në mbarë botën,
U uroj bashkatdhetarëve të mi në Iran dhe të gjithë njerëzve në botë çlirim përfundimtar nga pandemia e koronavirusit, dhe ju uroj më të mirën në Vitin e Ri 2021.
Urime për të gjithë ata që janë të etur për liri dhe e duan demokracinë. I përgëzoj të gjithë ata që luftojnë për një botë të re pa tirani, shtypje e errësirë.
Viti 2020 ishte viti i shpërthimit të koronavirusit në Iran e në shumë vende në mbarë botën. Në të njëjtën kohë, ky ishte një vit pengesash dhe disfatash madhore për regjimin klerikal.
Viti i Ri sjelltë shëndet dhe mposhtjen e virusit, si dhe qoftë ai viti i mposhtjes përfundimtare të diktaturës klerikale në Iran.
E ftoj botën ta mbështesë Rezistencën Iraniane dhe kryengritjet e popullit të Iranit, të cilat kanë për qëllim ta eliminojnë armikun më të madh të paqes dhe lirisë në botën e sotme.
Është koha të njihet Rezistenca Iraniane që përpiqet ta përmbysë regjimin, si dhe beteja e të rinjve trima të Iranit kundër Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC).
Uroj që Irani të çlirohet nga tirania fetare, dhe që rajoni e bota të kenë paqe e prosperitet.
Qofshi të gjithë fitimtarë.