Monday, July 26, 2021

Dokumentet e Reja të Zbardhura nga NCRI Konfirmojnë Brutalitetin e Regjimit të Mullahëve dhe Përmasat e Mëdha të Protestave të Iranit

Details and Documents on the Transfer of 60 Protesters Wounded in the November Uprisings to the Hospitals in Tehran by the Emergency Organization Shkruar nga MahmoudHakamian

Dokumentet e reja të zbardhura nga NCRI konfirmojnë brutalitetin e regjimit të mullahëve dhe përmasat e mëdha të protestave të Iranit

Rezistenca Iraniane ka zbardhur disa dokumente lidhur me transferimin e 60 protestuesve të plagosur gjatë protestave mbarëkombëtare të Iranit në nëntor në spitalet e Teheranit nga Organizata e Emergjencave nga 15 deri më 18 nëntor 2019. Këto dokumente konfirmojnë përmasat e mëdha të protestave të Iranit dhe krimet e regjimit kundër njerëzimit.

Një nga dokumentet e zbardhura nga Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI) pohon se, “Mes 60 të plagosurve që janë dërguar në spital nga Organizata e Emergjencave e vendit, janë gjashtë gra, dy prej të cilave janë qëlluar nga forcat e sigurisë. Pesë djem të rinj janë regjistruar si të paidentifikuar në dokumentet e Organizatës së Emergjencave.”

Edhe pse kjo është vetëm një pjesë e vogël e brutalitetit të regjimit gjatë protestave mbarëkombëtare të Iranit, gjithsesi tregon përmasat e stërmëdha të kryengritjes që ka shkundur themelet e regjimit.

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI, Mujahedin-e Khalq ose MEK), përmes rrjetit të saj të gjërë brenda Iranit, më 15 dhjetor 2019 pati shpallur se forcat e sigurisë të regjimit kanë vrarë mbi 1500 njerëz në Iran. MEK, pas mbledhjes së informacioneve për disa muaj, publikoi emrat dhe fotot e mbi 750 të vrarëve.