Thursday, March 28, 2024

Mini Raporti i të Dielës për Iranin – 6 maj, 2018

 Iran: Protestë në Teheran

TEHERAN, 6 maj. Një grup njerëzish, investimet e të cilëve në institutin financiar të mbështetur nga qeveria, “Afzal-e Toos”, janë plaçkitur, u mblodhën në protestë.

Ata filluan duke ndenjur ulur në rrugë, dhe pastaj marshuan drejt ndërtesës së “Future Bank” (Banka e së Ardhmes) dhe e gjuajtën bankën me vezë të prishura. Protestuesit thërrisnin:

Ky institucion qëndron mbi paratë tona, protesta do të vazhdojë derisa të na i riktheni paratë tona.

  • Punonjësit e Kompanisë së Transportit “Gjiri Persik” dalin në protestë

Punonjësit e Kompanisë së Transportit Gjiri Persik dolen përballë derës kryesore për të protestuar ndaj kushteve të këqija të kompanisë pas transferimit të menaxhimit të kompanisë tek individë të lidhur me regjimin nën pretekstin e privatizimit. Ky trend e ka sjellë kompaninë në prag të falimentimit.

  • Marrëveshja bërthamore e Iranit në diskutim teksa Boris Johnson drejtohet për në Uashington

Sekretari i Jashtëm Britanik Boris Johnson do të fillojë të dielën, më 6 maj, 2018 një vizitë dy ditore në Uashington, me marrëveshjen bërthamore të Iranit, Sirinë dhe Korenë e Veriut në krye të agjendës, tha Zyra e Jashtme.

Johnson do të takohet me Zëvendës Presidentin e SHBA, Mike Pence, Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare John Bolton dhe me liderët e politikës së jashtme të kongresit.

“Në shume prej sfidave të politikës së jashtme të botës Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA janë në sinkron,” tha Johnson, duke theksuar përgjigjet e përbashkëta ndaj provokimeve ruse, Koresë së Veriut dhe Sirisë.

. Militantët Houthi të regjimit iranian bombardojnë zona të populluara në njësinë Al-Bayda Yemen

Aden, militantët Al-Houthi, të mbështetur nga Irani, kanë lëshuar rraketa Katjusha në zona rezidenciale në distriktet Al-Berman të Direktoratit Al-Zaher në njësinë Al-Bayda në Jemenin Qendror.

Burime lokale kanë thënë se militantët e grushtit të vendosur në pozicionet e tyre në rajonin Abbas të Direktoratit të Thi-Na’am, i kanë drejtuar raketat Katjusha drejt fshateve të populluara të Ain Al-Berman.

Bombardimi rezultoi në dëme ndaj pronave të banorëve, duke përfshirë një makinë që i përkiste një banori si dhe prona të tjera në këto fshate.