Thursday, September 23, 2021

OKB Miraton Rezolutën e 67-të që Dënon Shkeljet e të Drejtave Njerëzore në Iran

 

Shkruar nga Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)

18 nëntor 2020

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), ka mirëpritur miratimin e rezolutës së 67-të të Kombeve të Bashkuara, rezolutë e cila dënon shkeljet e rënda dhe sistematike të të drejtave njerëzore në Iran.

Personat përgjegjës për shumicën e krimeve të cilave u referohet kjo rezolutë janë po ata njerëz që e shndërruan kryengritjen e nëntorit 2019 në një kasaphanë, duke vrarë të paktën 1,500 njerëz, përfshirë të rinj, duke plagosur 4,000 e duke arrestuar 12,000 të tjerë. Po ata zyrtarë që kanë kryer krime kundër njerëzimit në mënyrë të vazhdueshme për katër dekada, duke veçuar këtu masakrën e 1988-ës ndaj të burgosurve politikë, thotë Znj. Rajavi.

Rezoluta, e miratuar me 79 vota pro, shpreh shqetësim serioz “lidhur me shpeshtësinë alarmuese të dhënies dhe kryerjes së dënimit me vdekje, [….] në shkelje të detyrimeve ndërkombëtare, duke përfshirë ekzekutime të ndërmarra kundër personave mbi bazën e rrëfimeve të detyruara apo për krime që nuk cilësohen si ato më seriozet, duke përfshirë krime të përkufizuara në mënyrë tepër të gjerë apo të vagullt, në shkelje të Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike [….] dhënien e vazhduar të dënimit me vdekje kundër minorenëve [….] në shkelje të Konventës mbi të Drejtat e Fëmijës.”

Rezoluta shpreh gjithashtu alarmim lidhur me “përdorimin e gjerë dhe sistematik të arrestimeve dhe burgosjeve arbitrare [….] përdorimin e torturës për të nxjerrë rrëfime, si në rastin e Navid Afkari-t dhe personave të tjerë, dhe rastet e vdekjeve të dyshimta në burg, si dhe shkeljet për periudha të gjata, që përfshijnë drejtësinë dhe agjencitë iraniane të sigurisë, duke përfshirë zhdukjet e detyruara dhe ekzekutimet jashtë-gjyqësore, …. dhe shtypjen e “të drejtës për liri shprehjeje dhe opinioni, duke përfshirë kufizimet e shumta në aksesin ndaj internetit dhe në kontekstet dixhitale, dhe të të drejtës për liri shoqërimi dhe grumbullimi paqësor” dhe…. “ngacmimin, frikësimin dhe përndjekjen e kundërshtarëve politikë, mbrojtësve të të drejtave njerëzore, dhe të gjitha format e diskriminimit dhe shkeljeve të tjera të të drejtave njerëzore kundër grave dhe vajzave në ligj e në praktikë.”