Sunday, November 22, 2020

Mediat Shtetërore të Iranit Paralajmërojnë Zyrtarët për Trazira në Shoqëri

Shkruar nga Shahriar Kia

Në artikujt e ditëve të fundit, mediat shtetërore të Iranit kanë paralajmëruar zyrtarët për afrimin e protestave madhore për shkak të krizave ekonomike, shoqërore, e të COVID-19, së bashku me keqmenaxhimin e regjimit.

The state-run Arman dailyE përditshmja shtetërore Arman

“Në shoqërinë tonë duket qartë që njerëzit janë të pakënaqur. Problemet e vendit shkaktohen nga fakti që nuk ka lidhje me botën e jashtme. Problemet tona shkaktohen nga fakti që e kemi humbur lidhjen me sistemin ndërkombëtar. Me sa duket [zyrtarët] nuk e kuptojnë që jemi të gjithë në të njëjtën situatë, dhe vazhdojnë e sulmojnë njëri-tjetrin,” shkruan e përditshmja shtetërore Arman të dielën.

The state-run Etemad dailyE përditshmja shtetërore Etemad

Regjimi iranian dhe apologjetët e tij janë mburrur se embargo e armëve e OKB-së do të shfuqizohej më 18 tetor. Presidenti i regjimit Hassan Rouhani madje tha se njerëzit do të ishin të lumtur. Lidhur me këtë, e përditshmja shtetërore Etemad shkroi të dielën: “Në kundërshtim me pikëpamjen e presidentit, lajmi i heqjes së embargos së armëve nuk është lajm i mirë për publikun dhe madje është pritur me kritika të rënda në rrjetet sociale.”

“Hendeku midis opinionit publik dhe konsideratave qeveritare lidhur me sanksionet nuk do të jetë pozitiv,” paralajmëroi Etemad.

The state-run Jahan-e SanatGazeta shtetërore Jahan-e Sanat

Gjithashtu, gazeta shtetërore Jahan-e Sanat shkroi të dielën: “Deklarata e Rouhani-t se ditën pas mbarimit të embargos së armëve Irani do të mundë të shesë e blejë armë nuk është lajm i mirë për popullin. Të paktën në situatën aktuale të Iranit dhe në mesin e krizës së koronavirusit.” Artikulli vazhdon: “Në vend të shpalljes së këtij lajmi, Rouhani duhej t’ua kishte vënë veshin thirrjeve e ankesave të popullit lidhur me ekonominë të cilën ai e ka patur për detyrë ta menaxhojë … Në situatën aktuale, organizimi i ekonomisë ka përparësi më të lartë.”

Në një artikull tjetër të hënën, e përditshmja Jahan-e Sanat, duke e quajtur urrejtjen gjithnjë e më të madhe të popullit për regjimin si “dhuna e shoqërisë,” i paralajmëron zyrtarët për mundësinë e protestave të mëdha për shkak të problemeve ekonomike dhe shoqërore.

“Pa dyshim, vazhdimi i rënies ekonomike dhe boshatisja e thesarit të qeverisë e bankës qendrore nga rialët e dollarët, si dhe ndarja e pamjaftueshme e burimeve për grupe të ndryshme janë disa nga arsyet më të rëndësishme të dhunës së shoqërisë,” lexon artikulli.

Shprehja e frikës nga kryengritjet e popullit

The state-run Seday-e Eslahat, dailyE përditshmja shtetërore Seday-e Eslahat

E përditshmja shtetërore Seday-e Eslahat të hënën identifikoi “mashtrimet dhe korrupsionin” e regjimit si rrënjën e asaj që e quan “mosbesim i popullit” tek sistemi. “Duhet ta kërkojmë rrënjën e këtij problemi [të mosbesimit të popullit] tek gënjeshtrat dhe mashtrimet. As korrupsioni nuk duhet të shpërfillet. Fakti është që po përballemi me forma të ndryshme korrupsioni, në masë të gjerë, përmasat e të cilave nuk janë zbuluar ende. Ky korrupsion nuk është domosdoshmërisht i lidhur me një apo dy qeveri,” lexon artikulli.

The state-run Hamdeli dailyE përditshmja shtetërore Hamdeli

Në një intervistë me të përditshmen shtetërore Hamdeli të dielën, Farshad Momeni, një ekonomist i regjimit, paralajmëroi regjimin për kriza të rrezikshme që po dalin në sipërfaqe. “Vendi ynë është i ekspozuar ndaj një dukurie jashtëzakonisht të rrezikshme për shkak të neglizhencës dhe mungesës së profesionalizmit në fushën e politikë-bërjes dhe në ndarjen e burimeve. Si rrjedhim, mendjet e politikë-bërësve të vendit duhet të përqendrohen në çështjet përtej varfërisë, siç është mjerimi. Nëse nuk merremi ndershmërisht me këtë situatë, ka shumë mundësi që të ekspozohemi ndaj problemeve, rebelimeve, e krizave jashtëzakonisht të rrezikshme,” tha Momeni për të përditshmen Hamdeli.