Sunday, April 5, 2020

Adel Al-Jubir: Regjimi i mullahëve është mbështetësi më i madh i terrorizmit në botë

E mërkurë, 22 janar 2020
“Nuk kemi parë asgjë tjetër veçse vdekje e shkatërrim nga regjimi iranian që nga viti 1979” tha Ministri i Jashtëm saudit Adel al-Jubair në një takim të Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Parlamentit Europian.

“Ata kanë i kanë vrarë diplomatët tanë në disa vende,” tha ai. E kanë sulmuar dy herë ambasadën tonë. Po përpiqen të  parhapin sektarianizmin. Nuk e pranojnë sovranitetin e shteteve. Janë mbështetësi më i madh i terrorizmit në botë. Për këto arsye ne kemi probleme me regjimin iranian.

Adel al-Jubir shtoi: “Regjimi iranian është në një pozicion mbrojtjeje. Ai po përballet me demonstrata në Iran. Shiitët në Irak bëjnë demonstrata kundër ndërhyrjeve të regjimit iranian. Ka demonstrata në Liban kundër Hezbollah. Të gjitha këto janë në përgjigje ndaj politikave agresive të regjimit iranian në rajon.