Friday, May 29, 2020

Anëtari i Task Forcës Iraniane për Koronavirusin: Llogaritet që 500,000 Njerëz në Iran Janë Infektuar me Koronavirus

Coronavirus-Iran,Tehran, Masih Daneshvari Hospital6 prill 2020

Koronavirusi-Iran,Teheran, Spitali Masih Daneshvari

Të hënën më 6 prill, Hamid Souri, një anëtar i task forcës kombëtare të Iranit për Koronavirusin, në një intervistë me agjencinë zyrtare të lajmeve të regjimit iranian, IRNA, tha se mbi gjysëm milioni njerëz në Iran janë infektuar nga Koronavirusi.

“Llogaritja fillestare ishte se nga 30 deri në 60 përqind e popullsisë do të infektohej me këtë sëmundje… Llogaritjet aktuale tregojnë se rreth 500,000 njerëz në vend janë infektuar me koronavirus,” tha Souri, duke shtuar: “por kjo nuk është një shifër e saktë sepse nuk janë identifikuar ende pacientët me simptoma më të buta.”

Ky anëtar i task forcës kombëtare të Iranit për Koronavirusin flet për gjysëm milioni infektime, ndërkohë që shifra zyrtare e regjimit iranian është 60,500. Shifra zyrtare e regjimit iranian për numrin e vdekjeve është 3739. Shumë burime të pavarura e kanë kundërshtuar këtë shifër.

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI) shpalli mbasditen e sotme, më 6 prill 2020, se Koronavirusi ua ka marrë jetën mbi 19,500 njerëzve në 242 qytete të Iranit.

Në kundërshtim me gënjeshtrat e presidentit të regjimit Hassan Rouhani, Souri e përshkroi situatën në Iran si “shqetësuese”, dhe paralajmëroi se kurba e koronavirusit të ri në provincat Teheran, Khorasan Razavi, Azerbaixhani Perëndimor, Bushehr, Khuzestan, Kermanshah, dhe Semnan është në rritje.

“Kurba e koronavirusit nuk është sheshuar në asnjë nga 31 provincat e vendit”, tha Souri për agjencinë zyrtare të lajmeve.