Thursday, March 28, 2024

Autoritetet Kanë Shitur Organet e Viktimave të Protestave të Iranit

Në këtë kohë vitin e kaluar, për herë të parë, disidentët iranianë shpallën se qeveria kishte vrarë mbi 1,500 protestues dhe kalimtarë gjatë shtypjes së përgjakshme të protestave anti-qeveritare të nëntorit 2019 në Iran. Pak kohë më vonë, Shtetet e Bashkuara dhe Reuters deklaruan të njëjtin numër të marrë nga hetime e raporte të ndara.

Gjithashtu, Forcat e Sigurisë së Shtetit (SSF), Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), dhe Ministria e Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS) kanë arrestuar mbi 12,000 njerëz. Shumë familje nuk e kanë mësuar ende fatin e njerëzve të tyre të dashur. Por megjithatë, një numëri të madh familjesh u është dorëzuar më në fund trupi i pajetë i fëmijëve të tyre.

Por kjo nuk ishte historia e plotë. Sipas aktivistëve të rrjeteve sociale, familjet që kanë marrë trupat e njerëzve të tyre kanë vënë re se disa organe ishin hequr në shumë raste. Kjo ndërkohë që qeveria kishte marrë shuma të konsiderueshme parash nga këto familje, para që kërkohen si çmim për plumbat që ua kanë vrarë njerëzit e tyre të dashur.

“Kur prindërit e punëtorit 17-vjeçar Mohsen Mohammadpour e morën kufomën e tij, ata panë se trupit të Mohsen i ishte bërë autopsi dhe organet i ishin hequr. SSF e kishin vrarë Mohsen-in në rrugën Hafez të qytetit Khorramshahr, në provincën Khuzestan. Dëshmitarët okularë kanë thënë se ‘atë e qëlluan në kokë e në gjoks katër herë më 15 nëntor,’” raporton faqja Iran Kargar.

“Mohsen ishte punëtor ndërtimi, dhe ishte i vetmi që fitonte bukën për familjen e tij të paprivilegjuar. Ndërkohë, agjentët e MOIS morën 380 milion rial [$3,300],” shton raporti.