Saturday, July 2, 2022

Çfarë na tregojnë protestat e fundit në Iran?

Skenat e protestave në Iran – maj 2022

Më 25 janar 2016, udhëheqësi suprem i regjimit iranian Ali Khamenei tha nëse nuk ndalet “armiku do të hyjë në vend” dhe “ne do të duhet të luftojmë dhe t’i ndalojmë ata këtu në Kermanshah, Hamedan dhe provinca të tjera!”

Natyrisht, ajo që Khamenei nuk tha ishte se “armiku”, nga këndvështrimi i tij, është tashmë brenda Iranit dhe vetëm pret mundësinë e duhur për të dalë në rrugë, për të përmbysur diktaturën e tij dhe për të marrë përsëri vendin.

Armiku i Khameneit nuk është askush tjetër veçse populli iranian. I njëjti armik ka nisur një seri të re protestash që filluan më 8 maj dhe u përhapën në shumë qytete dhe provinca. Kushtet për regjimin në pushtet janë përkeqësuar deri në atë masë sa zyrtarët e regjimit po shprehin shqetësime.

Situata është krejtësisht jashtë kontrollit,” tha ish-kryetari i mexhlisit (parlamentit) Gholam-Ali Haddad-Adel më 13 maj. -Ne jemi dëshmitarë të protestave në qytete në të gjithë vendin që nuk mund të neglizhohen,- tha Adel, aktualisht në mesin e rrethit te brendshem te Khameneit.

Mund të shohim një trend negativ të ngjarjeve që kemi përjetuar në nëntor 2019!- lexon një artikull i 18 majit në të përditshmen shtetërore Jahan-e San’at, duke iu referuar kryengritjes mbarëkombëtare të nëntorit 2019 që u përhap në afër 200 qytete në të gjithë vendin.

Ekziston një alarm në rritje jo vetëm për gjendjen e tanishme, por edhe për atë që ka të ngjarë të ndodhe në nje të ardhme te afërt. Mund të ketë protesta shumë më të rrezikshme se kryengritjet e dëshmuara në 2017 dhe 2019,- tha anëtari i mexhlisit Ghasem Saedi më 13 maj, duke shtuar se ka një armik që pret të marrë.

Rrethanat aktuale tregojnë se protestat po zgjerohen në të gjithë Iranin dhe natyra e kësaj lëvizjeje të fundit te protestave është shumë shpërthyese pasi miliona iranianë mezi po ia dalin mbanë dhe fjalë për fjalë ndiejnë se nuk kanë asgjë për të humbur. Pavarësisht zbaticave dhe rrjedhave që janë të përkohshme dhe të natyrshme, kushtet e sotme në Iran tregojnë një shkallë në rritje të protestave në të gjithë vendin.

Për regjimin, megjithatë, ka indikacione shtesë për një ndikim të përkeqësuar të goditjes së tyre me grusht të hekurt kundër popullsisë së shqetësuar të Iranit. Si rezultat, protestat popullore tregojnë shenja premtuese të përshkallëzimit në më shumë zona në të gjithë vendin, duke çuar në revolta  qytete të tëra dhe në kapërcimin e regjimit në tërësi nga njerëzit. Me njësitë e Rezistencës aktive kudo, perspektiva e asaj fitoreje është më afër se kurrë.