Friday, March 29, 2024

Çfarë nënkupton për komunitetin ndërkombëtar lista e kandidatëve në zgjedhjet e Iranit

 

Iran's regime is preparing to appoint Ebrahim Raisi, a mass murderer, as its next presidentRegjimi i Iranit po përgatitet të emërojë si president Ebrahim Raisi-n, një vrasës të masave

 Të mërkurën, Këshilli i Gardianëve, organi që mbikëqyr legjislacionet dhe zgjedhjet, dha verdiktin final për personat që kanë aplikuar për të garuar në farsën e zgjedhjeve të ardhshme, që do të zhvillohen më 18 qershor. Ky këshill skualifikoi shumë zyrtarë të spikatur të regjimit, si Ali Larijani, një zyrtar i lartë që ka qenë kryetar i Majlis (parlamentit), komandant i Gardës Revolucionare (IRGC) dhe njeri shumë i besuar i liderit suprem të regjimit, Ali Khamenei.

Anëtarët e Këshillit të Gardianëve caktohen nga Khamenei dhe kryegjyqtari, i cili është vetë i emëruar nga Khamenei. Dhe vendimet e këtij këshilli reflektojnë direkt vullnetin e Khamenei-t për të ardhmen e regjimit. Me skualifikimin e Larijani-t, i vetmi kandidat serioz që mbetet në garë është Ebrahim Raisi, kryegjyqtari aktual i regjimit dhe ekzekutues famëkeq i mijëra disidentëve iranianë. Edhe vetë zyrtarët e regjimit po e pranojnë se lista e re e kandidatëve e ka garantuar plotësisht fitoren e Raisi-t si president i ardhshëm i regjimit.

Raisi ka shërbyer në pozicione të ndryshme të gjyqësorit që në fillim të sundimit të mullahëve në 1979-ën. Në karrierën e tij ai njihet kryesisht për “masakrën e 1988-ës,” një spastrim i burgjeve të Iranit që zgjati disa javë dhe ku u ekzekutuan 30,000 të burgosur politikë. Raisi ka qenë anëtar i “komisionit të vdekjes,” një treshe zyrtarësh të regjimit që i thërrisnin të burgosurit një nga një dhe ua vulosnin fatin me anë të gjyqeve vetëm disa-minutëshe të cilat përfundonin në trekëmbësh nëse i burgosuri nuk pendohej për kundërshtimin e tij/saj ndaj sundimit tiranik të mullahëve. Raisi e ka shprehur herë pas here krenarinë e tij për rolin që ka luajtur në masakrën e 1988-ës.

E vërteta është se zgjedhjet presidenciale në Iran nuk kanë të bëjnë fare me dëshirën e popullit për të zgjedhur liderët e tij. Ato shërbejnë vetëm për të legjitimizuar diktaturën e Khamenei-t dhe rezultatet e tyre reflektojnë balancën e pushtetit midis fraksioneve të ndryshme të regjimit, të cilat janë të gjitha pjesë e pandarë e krimeve që mullahët kanë kryer gjatë katër dekadave të fundit.