Thursday, July 29, 2021

Cila është arsyeja prapa fenomenit alarmues të largimit të trurit në Iran?

Under the rule of the mullahs, Iran has become a record holder in elite students leaving the countryNën sundimin e mullahëve, Irani ka kapur rekorde në largimin e studentëve elitarë nga vendi

Shoqëria e Iranit vuan nga kriza paralele shoqërore, ekonomike, dhe mjedisore. Të gjitha këto kriza i kanë rrënjët tek regjimi i mullahëve që sundojnë vendin. Disa nga këto kriza janë kaq të ngulitura në jetën e përditshme saqë kthehen menjëherë në çështje politike dhe përballen me reagime të forta nga shoqëria, që shpesh manifestohen në protesta, madje edhe në kryengritje mbarëkombëtare. Por disa nga këto kriza janë si plagë të hapura në shoqëri, dhe efektet e tyre, në dukje të fshehura, janë gjithmonë të pranishme në politikën, ekonominë, shkencën, sportet, dhe kulturën e vendit. Një nga këto kriza të Iranit që sundohet prej mullahëve është edhe largimi i trurit.

Emigrimi i shkencëtarëve, studentëve elitarë, dhe ekspertëve me aftësi të larta nga Irani daton që nga ditët e para të sundimit të Ruhollah Khomeini-t në 1979-ën. Vitet e mëvonshme e përkeqësuan këtë fenomen dhe shifrat janë rritur. Ky përshpejtim dhe kjo rritje eksponenciale në largimin e talentit të lakmuar nga vendi ka mbërritur deri në atë pikë sa Irani nën sundimin e mullahëve qëndron në krye të listës botërore për sa i përket largimit të trurit.

Në nëntor të 1979-ës, kur u ngrit çështja e largimit të trurit në shtyp, Khomeini e shprehu shkoqur kundërshtimin e tij ndaj shkencës, kulturës, ekspertizës, dhe qytetërimit, duke thënë: “Hipokritët thonë se po arratiset truri. Në djallë të shkojë arratisja! T’i lemë të ikin këta të diplomuar nga universitetet, ata që flasin të gjithë për shkencë e qytetërim!”

Më herët, në verën e 1979-ës, Khomeini iu drejtua intelektualëve iranianë dhe kritikuesve të monopolit fetar, duke thënë: “Ju nuk doni që të kthehemi 1,400 vite më parë.”

Këta dy shembuj e tregojnë qartë arsyen thelbësore të largimit të trurit, apo emigrimin e elitave nga Irani nën sundimin e mullahëve.