Saturday, August 15, 2020

Dashamir Shehi, Deputet dhe kryetar i LZHK viziton Ekspozitën e Krimeve të Regjimit Iranian në Ashraf-3 në Shqipëri

Dashamir Shehi, Deputet dhe kryetar i LZHK viziton Ekspozitën e Krimeve të Regjimit  Iranian në Ashraf-3 në Shqipëri

Ky nuk është thjesht një krim, por një Gjenocid

Më 6 nëntor, z. Dashamir Shehi, kryetar i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar dhe z. Shkëlqim Garushi, anëtar i kësaj lëvizjeje dhe ish drejtori i përgjithshëm i Bashkisë Tiranë, vizituan Muzeun dhe Ekspozitën e Historisë Iraniane dhe 40 viteve të krimeve të mullahëve kundër popullit iranian dhe Muxhahedinëve.

Lideri i partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar lavdëroi përpjekjet e Muxhahedinëve në ndërtimin e Ashraf 3 brenda një viti.

Lideri i partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar vizitoi pjesë të ndryshme të ekspozitës e cila i la mbresa të forta. “Muxhahedinët kanë bërë një punë të mrekullueshme dhe duhet të kenë punuar një numër i madh njerëzish për krijimin e kësaj ekspozite,” tha Dashamir Shehi. Këto nuk janë thjesht disa foto, tha ai, por janë dokumenta dhe kapital për brezat e ardhshëm  për ta parë historinë tuaj dhe për të mësuar prej saj. Shkëlqim Garushi tha se nuk mund të imagjinohen krime të tilla në këtë shekull. Ky nuk është thjesht një krim, po një gjenocid, tha Dashamir Shehi.

Në fund të vizitës në Muze, z. Shehi shkroi në Memorialin e Muzeut: “Të mos harrohen kurrë ata që kanë rënë për lirinë e Iranit, se kanë luftuar edhe për lirinë tonë, të të gjithëve. Liria është gjithçka dhe do mbrojtur në çdo kënd të botës. Duhet të jemi krenarë si shqiptarë që japim një kontribut sado të vogël në këtë detyrim kaq të madh.”

Për sa i përket akteve dhe veprimtarive terroriste të ambasadës së mullahëve në Shqipëri, Dashamir Shehi tha: “Është e qartë që regjimi iranian përpiqet me mënyra të ndryshme të ndërmarrë veprime kundër jush por njerëzit e ndërgjegjshëm të komunitetit shqiptar dhe ata në nivelin politik i njohin dhe i mbështesin fort Muxhahedinët, dhe gënjeshtrat e veprimet e regjimit kundër jush nuk kanë efekt.”