Thursday, December 2, 2021

Dita Ndërkomëtare e Punëtorëve dhe Gjendja e Punëtorëve të Iranit

1 Maji shënon Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve. Në këtë ditë, të mos e harrojmë gjendjen e vështirë të punëtorëve iranianë nën regjimin e mullahëve. Për shkak të korrupsionit dhe politikave të gabuara të regjimit, cilësia e jetesës së punëtorëve iranianë përkeqësohet gjithnjë e më shumë.

Punëtorët në mbarë globin po përjetojnë një periudhë të vështirë për shkak të përhapjes së koronavirusit. Por në Iran, punëtorët janë nën një presion të dyfishtë nën regjimin e mullahëve, për shkak të politikës çnjerëzore të regjimit lidhur me Covid-19, politikë e bazuar në fshehje të fakteve dhe në mosveprim.

“Sipas statistikave zyrtare, mbi dy milion punëtorë, përgjithësisht me të ardhura të ulëta dhe që i përkasin shtresave të ulëta të shoqërisë, ndonjëherë edhe gra kryefamiljare, punojnë në sektorin informal të ekonomisë pa sigurime,” shkruan agjencia gjysmë-zyrtare e lajmeve ILNA më 1 maj.