Wednesday, January 26, 2022

Ekonomia e Iranit Përkeqësohet me Rritjen e Monopolizimit 

IRGC's powerhouses

Irani po përjeton situatën më të keqe ekonomike të shekullit të fundit. Administrata e re e Ebrahim Raisi-t ka premtuar se do t’i zgjidhë krizat ekonomike të Iranit. Pyetja është: a është e aftë kjo qeveri, e përzgjedhur nga vetë lideri suprem i regjimit, Ali Khamenei, t’i zgjidhë problemet komplekse e të ndërlikuara të Iranit, apo jo?

“Një çështje që i ka shqetësuar shumë njerëzit është zgjerimi i monopoleve brenda ekonomisë së vendit tonë, gjë që është shumë e dukshme në qeverinë e Raisi-t,” shkruante më 19 tetor shtetërorja Jahan-e Sanat, duke e hedhur fjalën tek korrupsioni në rritje. “Me fjalë të tjera, në vend që mjedisi ynë ekonomik të bëhet më konkurrues, po shohim ngritjen e monopoleve, gjë që i ka shqetësuar së tepërmi aktorët ekonomikë për të ardhmen e tyre,” shton gazeta.

Ekonomia e Iranit ka kohë që është monopolizuar nga Khamenei dhe Garda Revolucionare (IRGC). Por administrata e Raisi-t është e mbushur me komandantë të IRGC-së dhe me persona të rrethit të brendshëm të Khamenei-t, detyra kryesore e të cilëve është ta plaçkisin pasurinë kombëtare të Iranit dhe t’ia zgjasin jetën regjimit.

Kur Raisi shpalli nominimet për kabinetin e tij, Znj. Maryam  Rajavi, presidentja e zgjedhur e opozitës iraniane, e pati përshkruar atë si “mishërimi i katër dekadave të diktaturës fetare e terroriste të mullahëve, misioni i ssë cilës është t’u kundërvihet kryengritjeve popullore, të plaçkisë pasuritë dhe burimet kombëtare, të intensifikojë terrorizmin e luftënxitjen, dhe t’i zgjerojë projektet jo-patriotike bërthamore e të raketave.”

Background-i i Raisi-t dhe ministrave të tij dëshmon për faktin që, kur bëhet fjalë për ekonominë e Iranit, detyra e vërtetë e këtyre banditëve është ta plaçkisin popullin.