Thursday, July 29, 2021

Embargo e Armëve për Iranin: Mediat Shtetërore Refuzojnë Pretendimet e Rouhani-t për Fitore

 

Iran_media_attack_Rouhani_20102020Më 18 tetor, Teherani shpalli se embargo e armëve e Kombeve të Bashkuara ka mbaruar zyrtarisht. Edhe pse ky lajm nuk ishte aspak i vërtetë, mediat shtetërore reaguan dhe refuzuan pretendimet e rreme të mullahëve për fitore.

Rishtazi, Shtetet e Bashkuara kanë aktivizuar mekanizmin e OKB-së për rikthimin e sanksioneve të OKB-së, të implementuar si pjesë e paktit bërthamor të 2015-ës që regjimi iranian ka firmosur me fuqitë botërore, duke cituar veprimtaritë malinje të regjimit. SHBA ka vënë një varg të ri sanksionesh mbi regjimin, duke etiketuar 18 banka iraniane, duke e bërë pothuajse të pamundur çdo tregti armësh me Teheranin.

Për sa i përket popullit iranian, i cili po përleshet me krizat e varfërië, inflacionit, dhe të COVID-19, mundësia për të blerë apo shitur armë nuk ka rëndësi për të. Për njerëzit në Iran dhe në Lindjen e Mesme, çdo plumb dhe dollar që i jepet këtij regjimi nënkupton vdekje e shkatërrim.

Lidhur me këtë, faqja shtetërore e lajmeve Tejarat shkroi të martën: “Heqja e këtyre sanksioneve nuk do të ketë impakt të konsiderueshëm [mbi ekonominë e Iranit dhe tregun e bursës.] Ne [regjimi] nuk kemi të ardhura të qëndrueshme nga marrja e valutës së huaj me shitjen e armëve, madje edhe kostoja e blerjes së armëve është shumë më e lartë se shitja e tyre.”

Pavarësisht disfatës së dukshme, pse Rouhani pretendon në mënyrë të gabuar për fitore?

Duke qenë se embargoja e armëve e kishte kufizuar aftësinë e regjimit për të ndjekur politikat e tij luftënxitëse, pas heqjes së saj, mullahët do të kenë mundësi ta përhapin edhe më tej kaosin. Për këtë arsye, presidenti i regjimit Hassan Rouhani ka deklaruar fitore.

Duke refuzuar pretendimet e Rouhani-t, e përditshmja shtetërore Jahan-e Sanat shkroi të martën: “Ah sikur Presidenti t’i kishte dhënë popullit një lajm më të mirë.”

Gazeta shtetërore Jahan-e Sanat