Monday, September 27, 2021

Iran: Punëtorët me Kontratë të Komplekseve Petrokimike, të Naftës, Gazit, dhe Energjisë Dalin në Grevë për të 26-ën Ditë Rresht

hundred-Iran-oil-workers-laid-off-for-joining-strike

Greva zgjerohet në 105 rafineri, komplekse, dhe kompani të 35 qyteteve

Znj. Maryam Rajavi ka përshëndetur grevistët duke thënë: Vazhdimi dhe zgjerimi i grevave e protestave sinjalizon vendosmërinë e publikut për ta përmbysur regjimin klerikal anti-punëtor, i cili është shkaku kryesor i varfërisë, inflacionit, dhe papunësisë

Greva mbarëkombëtare e punëtorëve me kontratë të komplekseve petrokimike, të naftës, gazit dhe energjisë në protestë ndaj rrogave të ulëta dhe kushteve të vështira të punës e jetesës vazhdoi për të 26-ën ditë rresht. Pavarësisht kërcënimeve të regjimit ndaj punëtorëve dhe premtimeve boshe, grevat, të cilat nisën më 21 qershor, janë përhapur në 105 rafineri, kompani e komplekse industriale në 35 qytete të Iranit, duke përfshirë Gachsaran, Behbahan, Bushehr, Asaluyeh, Qeshm, Tehran, Arak, Abadan, Kangan, Kharg, Isfahan, Mahshahr, Bandar Abbas, Ahvaz, Damavand, Kerman, Ilam, Sirjan, Dehloran, Jask, Lordegan, Lamerd, Andimeshk, Ardabil, Minab, Astara, Zahedan, Iranshahr, Chabahar, Mashhad, Jahrom, Kazerun, Dashte Azadeghan (Jofeyr).