Monday, July 13, 2020

Iran: Regjimi Heq Katër Zero nga Monedha Kombëtare në Mesin e Krizës së Koronavirusit, një Shenjë e Qartë e Dështimit Absolut Ekonomik të Tij

5 maj 2020

Iran: Regime removes four zeros from national currency amid coronavirus outbreak, a clear sign of its absolute economic deadlock and failure Iran: Regjimi heq katër zero nga monedha kombëtare

Parlamenti i regjimit iranian ka miratuar një ligj për ta ndryshuar monedhën kombëtare nga Rial në Toman, duke eliminuar katër zero. Kjo është një shenjë e qartë e dështimit absolut ekonomik të regjimit.

Znj. Maryam Rajavi, presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), e ka përshkruar këtë veprim të pashmangshëm pas rënies së Rialit si shenja më e rëndësishme e pohimit zyrtar se ekonomia ka falimentuar.

Përveç pasojave të rrezikshme ekonomike për regjimin, ky veprim, veçanërisht në mesin e krizës së koronavirusit, rrit inflacionin dhe e vë shoqërinë iraniane nën një presion shumë të madh.

Heqja e zerove nga monedha kombëtare është më shumë një masë politike nga ana e qeverisë sesa një masë eksperte dhe teknike, dhe është pjesë e paketës së reformave ekonomike. Në regjimin e mullahëve, me korrupsionin e tyre të institucionalizuar, dhe me përdorimin e pasurisë së vendit për terrorizëm, kjo do të rezultojë në një inflacion më të lartë dhe në rritjen e presionit mbi popullin.