Thursday, December 2, 2021

Iran: Vendi Ku Njerëzit Shesin Zemrën për Shkak të Varfërisë 

selling-heart-ad-iran-min

Njoftim shitjeje në Iran: “Një zemër në shitje, mosha 29, grupi i gjakut O+, nr. telefoni: 0938—-290”

Vitin e shkuar, në rrjetet sociale qarkulloi një intervistë pikëlluese e një babai 29-vjeçar i cili donte të shiste zemrën. Ai kishte vendosur një reklamë për shitjen e zemrës së tij për të siguruar të ardhmen e familjes së tij.

Në intervistë, një i ashtu-quajtur “blerës” e pyet: “E dinin që nëse shitni zemrën, nuk do të mbijetoni, apo jo?”

“Po, e di çfarë do të ndodhte…. Kam provuar shumë mënyra të tjera dhe kam përfunduar në rrugë pa krye. Kjo është zgjidhja e vetme për të siguruar të ardhmen e fëmijëve të mi,” përgjigjet ai. Zemrës së tij ai ia kishte vënë çmimin një bilion toman ose $367,000 me kursin aktual të këmbimit të dollarit në tregun e lirë të Iranit.

17 tetori shënon Ditën Ndërkombëtare për Çrrënjosjen e Varfërisë dhe ndërkohë që shumë shtete marrin masa serioze në drejtim të këtij objektivi, në Iran, me burimet e tij të shumta natyrore, Iranianët detyrohen të shesin pjesët e trupit dhe organe jetike për të mbuluar shpenzimet për shkak të varfërisë në rritje.

Shitja e pjesëve të trupit nuk është gjë e re në Iran. Muret e qyteteve janë të mbuluara me njoftime të njerëzve që ofrojnë organet e tyre, madje edhe organet jetike si palcën e kockave, zemrën, dhe kornean e syve.

Në një raport ekskluziv në 2019-ën, Rezistenca Iraniane pati theksuar faktin që shitja e pjesëve të trupit ishte shndërruar në një biznes fitim-prurës në Iran. Sipas opozitës iraniane, “Shitësit janë persona me vështirësi të mëdha financiare për të cilët tregu i organeve është mundësia e fundit. Ka edhe meshkuj, edhe femra. Shumica e atyre që duan të shesin veshkën janë të rinj midis moshave 22 dhe 34 vjeç. Por ka edhe persona të moshuar që duan të shesin pjesët e trupit. Duke qenë se ka ofertë të bollshme organesh të ofruara nga të rinjtë, blerësit zakonisht e gjejnë pa problem atë që u duhet.”

“Amir, i cili është rreth 18 vjeç, e ka nxjerrë veshkën e tij në ankand për shkak të varfërisë. Ai nuk do më shumë se 500 milion Rial. Ai thotë se nuk mund t’i përballojë më ankesat e pronarit të shtëpisë. Ai dhe vëllai i tij kanë vendosur të dy që të shesin njërën veshkë dhe të blejnë një shtëpi të vogël me ndihmën e një kredie për ta çliruar nënën e tyre nga vuajtja,” shkruante shtetërorja Salamatnews më 2 dhjetor 2018.

Ku shpenzohen burimet e Iranit?

Irani është një nga vendet më të pasura në botë për sa i përket burimeve natyrore. Por, në një intervistë më 19 shtator 2021 me shtetëroren Aftab-News, Behzad Nabavi, një ish zyrtar i rangut të lartë, pohoi se “Në vendin tonë ka katër institucione që kontrollojnë 60 përqind të pasurisë kombëtare. Ato janë: Zyra Qendrore Ekzekutive e Urdhrit të Imamit (Setad Ejraie Farman Imam), Baza Khatam al-Anbiya, Astan-e Quds, dhe Fondacioni i Revolucionit Islamik për Mostazafan (të shtypurit). Asnjë nga këto institucione nuk kanë lidhje me qeverinë apo parlamentin.”

luxury-aristocraty-Clergyin-Iran-min

Në fakt, këto fondacione janë nën kontrollin e drejtpërdrejtë të liderit suprem të regjimit, Ali Khamenei.