Sunday, June 20, 2021

Kriza Ekonomike e Iranit: Sanksionet apo Regjimin, Kë Duhet të Fajësojmë?

Kriza ekonomike e Iranit ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave brenda dhe jashtë vendit. Ndonëse regjimi dhe apologjetët e tij përpiqen të fajësojnë sanksionet, po t’i shohësh më nga afër faktet në terren e kupton se burimi kryesor i krizës ekonomike të Iranit është regjimi vetë.

Situata ka arritur në atë pikë ku edhe vetë autoritetet e regjimit, në mes të grindjeve të tyre të brendshme, u referohen korrupsionit të institucionalizuar dhe keqmenaxhimit ekonomik të regjimit të mullahëve, duke i identifikuar ato si rrënjë të problemeve ekonomike të Iranit.

“Infrastruktura e buxhetit tonë është e dëmtuar. Shikojeni infrastrukturën e buxhetit të këtij viti. Ajo i thyen rekordet e llojit të vet. Ajo tregon se ka një ndryshim prej 36% midis rrogave [publike] dhe shpenzimeve,” tha Mohammad Bagher Ghalibaf, Kryetari i Majlis-it të regjimit, më 24 janar, sipas televizionit shtetëror.

Ghalibaf derdh lot krokodili për rrogat e popullit iranian, ndërkohë që njëri nga zëvendësit e tij, gjatë periudhës së Ghalibaf si kryebashkiak i Teheranit, është dënuar me 20 vite burg për korrupsion. Sipas sistemit gjyqësor të regjimit, Isa Sharifi, zëvendës i Ghalibaf, kishte vjedhur afërsisht pesë trilion toman. Kjo shumë është e barabartë me rrogat e 2500 punëtorëve së bashku, që fitojnë 2.5 milion toman në muaj.