Tuesday, September 28, 2021

Krizat Ekonomike të Iranit dhe Rruga pa Krye ku Ndodhet Regjimi pas Zgjedhjeve

The question is, how could Khamenei, Raisi, and the entire regime resolve economic crises, which endanger their “security”? 

Farsa e zgjedhjeve presidenciale të Iranit përfundoi më 19 qershor. Siç ishte parashikuar, lideri suprem i regjimit, Ali Khamenei, nxori fitues Ebrahim Raisi-n nga kutitë e votimit, me qëllimin për ta konsoliduar regjimin e tij. Pyetja është, si munden Khamenei, Raisi, dhe pjesa tjetër e regjimit t’i zgjidhin krizat ekonomike, të cilat vënë në rrezik “sigurinë” e tyre?

Ekonomia e Iranit është në rënie të lirë për shkak të korrupsionit të institucionalizuar të regjimit. Prandaj, qëndrueshmëria ekonomike është një tregues i rëndësishëm ekonomik. Qëndrueshmëria ekonomike është aftësia e një sistemi ekonomik për të kapërcyer problemet dhe pengesat që janë ngritur dhe për të bërë përgatitjet e nevojshme për kapërcimin e krizave.

Sipas zyrtarëve të regjimit dhe mediave shtetërore, qëndrueshmëria ekonomike e Iranit nën regjimin e mullahëve është në një situatë të mjerueshme.

“Për herë të parë, Irani është një nga tre shtetet me performancën më të keqe në indeksin e qëndrueshmërisë dhe renditet në vendin e 128-të nga 130 shtete të studiuara. Haiti dhe Venezuela janë më pak të qëndrueshme ekonomikisht, ndërsa Çadi, Etiopia, Libani, Mali, Mozambiku, Nikaragua, dhe Honduras kanë një qëndrueshmëri më të lartë ekonomike sesa Irani,” shkruantë e përditshmja shtetërore Eskenas më 19 qershor, duke cituar Dhomën e Tregtisë të Teheranit.