Wednesday, June 23, 2021

Mediat Shtetërore e Pranojnë se Prapa Krizave të Regjimit Qëndron Irani

State-Run Media Admit the Regime Is Behind for Iran’s Crises

Krizat ekonomike të Iranit dhe problemet e jetesës së njerëzve bëhen çdo ditë e më të rënda. Regjimi iranian përpiqet t’i fshehë informacionet lidhur me kushtet e rënda të jetesës së njerëzve, njëkohësisht me përpjekjet e apologjetëve të tij jashtë vendit për të fajësuar sanksionet për krizat e Iranit. Por megjithatë, mediat shtetërore në Iran tashmë e pranojnë ekzistencën e krizave ekonomike të Iranit dhe rolin e regjimit në thellimin e tyre.

“Të ardhurat e punëtorëve nuk i mbulojnë shpenzimet e jetesës. Jetëgjatësia e punëtorëve tregon një zbritje të konsiderueshme krahasuar me klasat e tjera të shoqërisë,” shkruante të martën shtetërorja Kar-o Kargar, duke iu referuar gjendjes së vështirë të punëtorëve iranianë.

“Aktualisht, asnjë politikë apo lëvizje nuk i favorizon grupet me të ardhura të vogla, dhe fuqia blerëse e punëtorëve po ulet ditë pas dite. Rrogat nuk i mbulojnë kostot e jetesës sepse pragu i varfërisë është katër herë më i lartë sesa rroga minimale,” vazhdon Kar-o Kargar.

Më pas, Karo Kargar pyet se si mund të ndikojnë punëtorët tek cikli ekonomik i Iranit kur ata janë “të kërcënuar nga problemet e jetesës.”

Karo Kargar e pranon se punëtorët iranianë dhe grupet e tjera me të ardhura të vogla janë “të preokupuar me mbajtjen e familjes dhe përballen me rroga të ulëta, shkurtime të personelit, mbylljen e kontratave të përkohshme të punësimit, presione psikologjike nga imoraliteti i imponuar nga punëdhënësi, mbylljen e fabrikave, inflacion të shfrenuar, zhvlerësim të tmerrshëm të monedhës.”

Të hënën, agjencia gjysmë-zyrtare e lajmeve ILNA citoi Ehsan Soltan-in, një nga ekonomistët e regjimit, i cili pohon se “Çmimet e të mirave janë rritur të paktën pesë-fish. Fuqia blerëse e njerëzve është përgjysmuar në sektorin e produkteve bazë.”

“Po kjo fuqi blerëse e njerëzve është ulur me 30 deri në 50 përqind nga inflacioni; Sidomos për sektorin e produkteve bazë, sepse sektori i shërbimeve nuk ka aq shumë inflacion,” shton Soltani, sipas agjencisë së lajmeve ILNA.

Ndërkohë që qeveria e Hassan Rouhani-t dhe zyrtarë të tjerë të regjimit përpiqen të fajësojnë sanksionet për vuajtjet e popullit iranian, shtetërorja Bultan News të martën i refuzoi këto pretendime.