Monday, September 27, 2021

Perspektiva e Krizave Ekonomike të Iranit dhe Roli i Regjimit në Amplifikimin e Tyre

Teksa qeveria e Hassan Rouhani-t u afrohet ditëve të saj të fundit, pavarësisht pretendimeve të rreme të zyrtarëve, situata ekonomike e Iranit vazhdon të përkeqësohet. Krizat ekonomike që ua kanë shkatërruar jetën njerëzve kanë bërë që mediat shtetërore të shprehin frikë nga reagimet e popullit.

Punëtorët dhe pensionistët iraniane, të cilët përbëjnë një pjesë të madhe të popullsisë iraniane, janë mes shtresave më të dobëta të shoqërisë. Kështu, ata mezi arrijnë të fitojnë bukën e gojës në mes të inflacionit e çmimeve që kapin majat.