Monday, September 27, 2021

Pretendimi i Rremë i Rouhani-t dhe Thellësia e Krizave Ekonomike të Iranit

Presidenti në ikje i regjimit iranian, Hassan Rouhani, ka pretenduar së fundmi se qeveria e tij ka arritur objektiva të rëndësishme ekonomike. Ndërkohë, mediat shtetërore e pranojnë që ekonomia e Iranit është në rënie të lirë për shkak të korrupsionit të institucionalizuar të regjimit. Prandaj populli gjendet nën një presion të rëndë ekonomik.

“Gjatë tre muajve të parë të [vitit të ri pers] 1400, të paktën dhjetë artikujve bazë u janë rritur çmimet. Ndërkohë, Hassan Rouhani kishte deklaruar në ditët e para të vitit se rritjet e çmimeve kishin kaluar me vitin e shkuar,” shkruante e përditshmja shtetërore Jahan-e Sanat të enjten.