Monday, September 27, 2021

Prodhimi i Bitcoin-eve nga Regjimi i Iranit Shkakton Ndërprerje të Energjisë, Përkeqëson Rreziqet nga Koronavirusi

 

Në mbarë iranin ditët e fundit janë raportuar ndërprerje të shumta të energjisë elektrike në shkallë të gjerë. Në kryeqytetin Teheran, elektriciteti ka qenë i padisponueshëm në zona të caktuara për periudha kohore që kanë zgjatur deri në gjashtë orë rresht, dhe në Ahvaz, njerëzit janë lënë herë pas here pa energji në një kohë kur temperaturat arrijnë në 45 gradë Celsius. Zyrtarët e regjimit janë përpjekur ta shpjegojnë situatën të paktën pjesërisht duke iu referuar efekteve të thatësirave tek gjenerimi hidro-elektrik i energjisë, por shumë ekspertë janë dakord që shkaku kryesor është rritja e tepërt e prodhimit të bitcoin-eve në një vend që nuk e ka mundësinë ta përballojë atë.