Wednesday, October 20, 2021

Raisi i Iranit Do ta Luftojë Korrupsionin me një Kabinet Kontroversal

Presidenti i ri i regjimit iranian, Ebrahim Raisi, ka shpallur “dymbëdhjetë parimet mbi të cilat mbështetet plani kombëtar për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit administrativ dhe ekonomik.” Të vësh Raisi-n dhe qeverinë e tij për të luftuar korrupsionin është si t’i kërkosh një piromani të shuajë zjarrin.

Irani vuan nga korrupsioni i institucionalizuar. Ekonomia e vendit mbizotërohet nga Garda Revolucionare (IRGC) dhe nga Lideri Suprem Ali Khamenei. Kabineti i Raisi-t është i mbushur me zyrtarë të IRGC-së dhe pjesëtarë të rrethit të brendshëm të Khamenei-t.

Vetë Raisi ka qenë kujdestari i Astan-e Quds Razavi (AQR), një prej fondacioneve më të mëdha të ndihmave në Lindjen e Mesme.

“Në vendin tonë, ka katër institucione që kanë nën kontroll 60 përqind të pasurisë kombëtare. Këto janë Zyra Qendrore Ekzekutive e Urdhrit të Imamit (Setad Ejraie Farman Imam), Baza Khatam-ol-Anbiay, Astan-e Quds, dhe Fondacioni për Njerëzit e Shtypur dhe me Aftësi të Kufizuara. Asnjë nga këto institucione nuk kanë lidhje me qeverinë apo parlamentin,” ka thënë Behzad Nabavi, ministër i qeverisë në disa administrata, në një intervistë për agjencinë shtetërore të lajmeve Alef më 21 shtator 2019.