Monday, July 26, 2021

Regjimi i Iranit Kontrabandon Ilaçe në Irak, Ndërkohë që Ankohet për Sanksionet

Drug_smuggling_Iran_Iraq

Të enjten, inteligjenca e ushtrisë irakene raportoi se ka konfiskuar 19 kamionë që kontrabandonin qindra mijëra ilaçe nga Irani në Irak. Ndërkohë, regjimi iranian ankohet se sanksionet ndërkombëtare nuk e lejojnë që ta ndihmojë popullin në mesin e pandemisë së COVID-19.

Sipas mediave irakene, këta kamionë po udhëtonin nga rrugët anësore në provincën irakene Diyala për t’iu shmangur taksave doganore, dhe janë ndaluar në të njëjtën rrugë. Regjimi iranian e përdor kontrabandimin e mallrave si burim të ardhurash për të financuar veprimtaritë e tij të paligjshme.

Gjithashtu, sipas Alireza Vahabzadeh, një këshilltar i Ministrit të Shëndetësisë të regjimit, kontrabandimi sistematik i ilaçeve shkakton një diferencë tepër të madhe në çmime midis barnave në Iran dhe Irak.

Ky trafikim i ri i barnave po ndodh ndërkohë që regjimi dhe apologjetët e tij përpiqen të fajësojnë sanksionet e Shteteve të Bashkuara për përhapjen e pandemisë së COVID-19. Ata përpiqen të fajësojnë sanksionet amerikane, ndërkohë që barnat janë të përjashtuara nga këto sanksione.

Vahabzadeh tha gjithashtu: “Trafikimi i barnave dhe ilaçeve ka shumë vite që ndodh në Iran.”

Behrooz Bonyadi, një ish-anëtar i parlamentit të regjimit, më 1 nëntor 2019 pati thënë: “Trafikimi i ilaçeve është i organizuar plotësisht.” “Trafikuesit marrin me qera siguracionet e qytetarëve për të blerë ilaçe dhe për t’i kontrabanduar ato në Irak,” tha Bonyad për faqen shtetërore Royedad24.

Lidhur me këtë trafikim “të organizuar”, Said Namaki, Ministri i Shëndetësisë i regjimit, në qershor 2019 pati thënë: “Me dy milion euro para të qeverisë, ata kanë importuar kabllo elektrike në vend të unazave për zemra.”