Saturday, October 16, 2021

Rrënjët e Krizës Ekonomike të Iranit

Stock image of digital redIranianët mezi arrijnë të sigurojnë jetesën dhe po përballen me krizën e Covid-19 si dhe me vështirësi të ndryshme ekonomike, si rritja e jashtëzakonshme e çmimeve dhe inflacioni. Mediat shtetërore e pranojnë se korrupsioni i mullahëve dhe politikat e gabuara ekonomike ua kanë shkatërruar jetën iranianëve.

“mungesa e artikujve dhe çmimet tepër të larta nuk po largohen. Dje, ashtu si ditët e tjera këto shtatë muaj të fundit, njerëzit po rrinin në radhë të gjata për të blerë mish pule,” shkruante të mërkurën shtetërorja Vatan-e Emrooz.

“Pakënaqësia e popullit vitin e fundit është rritur për shkak të shumë arsyeve. Populli po vuan nga probleme të shumta ekonomike, politike, kulturore dhe shoqërore,” shkruante e përditshmja shtetërore Arman të enjten.

“Në dhjetor 2019, Hossein Salahvarzi, Zëvendës President i Dhomës iraniane të Tregtisë dhe Industrisë, e renditi Iranin të 119-in në botë bazuar në një raport global që krahasonte vendet e ndryshme sipas 9 treguesve të mundësive të biznesit, arsimit, shëndetësisë, sigurisë, lirive individuale, dhe cilësisë së qeverisjes,” shton e përditshmja Arman.

“Sipas grafikut zyrtar të Bankës Qendrore, inflacioni në 2018-ën ka arritur në 31.2%, ndërsa në 2019-ën 41.2%. Sipas raportit të fundi nga Ministria e Ekonomisë, inflacioni i deklaruar në 2020-ën e ka kaluar shifrën 44%,” shkruante të premten agjencia shtetërore e lajmeve Tasnim.