Tuesday, December 7, 2021

Zhbllokimi i Aseteve të Ngrira të Iranit: A do ta Përmirësonte Jetën e Popullit?

Asetet e ngrira të Iranit në vende të ndryshme kanë qenë një temë kontroversale ditët e fundit. Regjimi iranian po u bën presion shteteve të tjera që t’ia zhbllokojnë paratë e ngrira në mënyrë që ai të mund t’i përdorë. Por a do ta ndihmonin këto para popullin iranian apo do të shpenzoheshin për veprimtaritë malinje të regjimit?
Ka shumë spekulime për sa i përket sasisë së parave të ngrira të Teheranit. Kjo shumë mund të jetë nga 20 bilion në 180 bilion dollarë. Javët e fundit, regjimi iranian e ka rritur presionin mbi Korenë e Jugut që ajo t’ia zhbllokojë mbi 7 bilion dollarë.
Qeveria e Koresë së Jugut ka refuzuar t’i japë para regjimit iranian, duke dhënë si shkak sanksionet amerikane mbi eksportet e naftës të Teheranit. Kështu ka ndodhur edhe me Kinën, Japoninë dhe Indinë. Pjesa më e madhe e eksporteve të naftës të regjimit iranian shkon te këto katër shtete që aktualisht refuzojnë t’i japin para Iranit. Ndryshe nga gënjeshtrat që Teherani përpiqet t’i shesë komunitetit botëror, regjimi lejohet ta përdorë këtë shumë parash për të blerë vaksina dhe për të menaxhuar krizën e Covid-19 në Iran.
Sipas raporteve të mbledhura nga opozita iraniane, bilanci i vdekjeve nga Covid-19 në Iran e ka kaluar shifrën 453,900 të hënën. Edhe vetë shifra e manipuluar e regjimit, 122,868, konfirmon faktin që Irani po kalon ditët më të errëta për sa i përket Covid-19.
“Jemi ende në një situatë delikate për sa i përket koronavirusit në provincën [Ardabil]. Virusi vazhdon të përhapet në pjesë të ndryshme të provincës. Këto rrethana delikate, nëse nuk menaxhohen, mund të çojnë në një valë të re të sëmundjes dhe në një rritje të numrit të rasteve të reja,” tha të hënën dekani i Universitetit të Shkencave Mjekësore në Ardabil, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Tasnim.
Lexoni gjithashtu:
Rënia e Prodhimit dhe të Ardhurave nga Nafta: Një Goditje e Rëndë për Regjimin Iranian në Mesin e Krizës së Koronavirusit
Teksa Koronavirusi Bën Kërdinë, Irani Lë Pas Dore Popullin për të Financuar Dronë për Proksit Terroristë
Regjimi i Iranit pa Dyshim do të Keqpërdorë çdo Fond që i Dhurohet Gjatë Pandemisë së Koronavirusit
Regjimi iranian mund ta kishte parandaluar krizën aktuale të Covid-19 duke përdorur vaksina të besueshme. Por lideri suprem i regjimit, Ali Khamenei, i ka ndaluar vaksinat e besueshme të miratuara nga OBSH që prodhohen në SHBA e Mbretëri të Bashkuar që më 8 janar 2021. Gjithsesi, regjimi lejohet t’i përdorë paratë e tij të ngrira për të blerë vaksina.