Thursday, March 28, 2024

EDITORIAL: Të negociosh me Iranin Është si të Përpiqesh të Bësh një Vrimë në Ujë

World Powers Call out Iran's Regime for 'Nuclear Blackmail'

Nuk do të ketë asgjë për të cilën të shkruajmë kur të përfundojë raundi aktual i bisedimeve me regjimin iranian. E shkuara na shërben si mësim; asnjë sasi stimujsh politikë apo ekonomikë nuk do të nxisë ndryshim sjelljeje në regjimin e Teheranit. Kjo sepse sigurimi i mbijetesës dhe ruajtja e hegjemonisë së regjimit mbështeten tek shtypja e popullit dhe sjellja prej shteti vagabond, sjellje që përfshin programin bërthamor.

Si rrjedhojë, investimi në negociata me Teheranin për cilëndo çështje të rëndësishme është si të bësh një vrimë në ujë.

Pavarësisht pikëpamjeve të gjithësecilit lidhur me JCPOA-në në 2015-ën, faktet në terren dhe gjeopolitika e rajonit gjashtë vite më vonë e kanë bërë këtë marrëveshje të pavlefshme. Zyrtarët si në Europë, ashtu edhe në SHBA, po kërkojnë një pakt bërthamor më të gjerë e më të fortë me regjimin sesa Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit (JCPOA) i 2015-ës. Ata duan gjithashtu të adresojnë edhe terrorizmin dhe programin e raketave balistike të regjimit. Por mullahët e Teheranit i kanë refuzuar të dyja këto pika reference, gjë që hedh një dyshim të konsiderueshëm mbi seriozitetin e këtyre bisedimeve.

Por edhe po të mos i marrim parasysh këto fakte, vetë akti i bisedimit në mirëbesim me atë lloj shteti që e mbështet pushtetin e vet tek mohimi, dyfytyrësia, dhe mashtrimi është një përpjekje e kotë.

Diplomacia dhe negociatat janë vegla jetike të menaxhimit të shtetit. Por duke përdorur negociatat për të adresuar larminë e veçantë të kërcënimeve të regjimit, europianët po përpiqen të bëjnë një vrimë në ujë. Kur Chamberlain negocioi Marrëveshjen e Mynihut, ai ishte i verbër ndaj faktit që Hitleri nuk kishte patur kurrë ndërmend ta zbatonte atë marrëveshje, gjë që i bëri negociatat të kota.