Tuesday, October 26, 2021

Ekspertët Iraniano-Amerikanë Nxisin Presidentin Biden që t’i Kërkojë Llogari Raisi-t për Krime Kundër Njerëzimit

1988 massacre US congress 4

Mbi 400 personalitete iraniano-amerikane i kanë bërë thirrje Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, që ta dënojë presidentin e ri të regjimit iranian, Ebrahim Raisi, për krimet e tij kundër njerëzimit.

Kjo letër e hapur i është dërguar Presidentit Biden nga Komiteti Ad Hoc i Profesionistëve Iranianë mbi Politikën ndaj Iranit, dhe në të nënvizohet se Raisi nuk e përfaqëson popullin iranian. Kjo letër u publikua në vigjilje të fjalimit që Raisi do të mbajë në Asemblenë e Përgjithshme të OKB-së më 20 shtator.

Nënshkruesit e kësaj letre nënvizuan se, “Presim që administrata juaj të marrë drejtimin në OKB për nisjen e një hetimi ndërkombëtar për t’i kërkuar llogari Raisi-t për krime kundër njerëzimit. Ky është një hap i rëndësishëm për SHBA-në që t’i bëjë të drejtat njerëzore dhe demokracinë element qendror të politikës së saj ndaj Iranit.”

Nënshkruesit e kësaj letre nënvizuan kryesisht rolin e Raisi-t në masakrën e 1988-ës ndaj mbi 30,000 të burgosurve politikë, e cila është përshkruar si “krim kundër njerëzimit” dhe “gjenocid” nga shumë ekspertë të ligjit dhe të të drejtave njerëzore.

“Shkencëtarët dhe profesionistët iraniano-amerikanë janë të shqetësuar thellë për vuajtjen e popullit iranian nën regjimin brutal që sundon Iranin. Na shqetëson së tepërmi fakti që Ebrahim Raisi, i cili është përgjegjës për burgosje të paligjshme, torturime, dhe për ekzekutimin pa gjyq të 30,000 të burgosurve politikë në 1988-ën, si dhe të mijëra të tjerëve që atëherë, do të flasë në Asemblenë e Përgjithshme të OKB-së ndërkohë që populli iranian e ka refuzuar tashmë atë,” thekson Profesor Kazem Kazerounian, një nga organizuesit e letrës dhe koordinator i Komitetit Ad Hoc të Profesionistëve Iranianë mbi Politikën ndaj Iranit.

Nënshkruesit e kësaj letre nxisin Presidentin Biden që, në fjalimin e tij në Asemblenë e Përgjithshme të OKB-së, të nënvizojë opinionin e reflektuar nga një grup i gjerë bi-partizan në Kongresin e SHBA, nga ekspertët e OKB, dhe nga Amnesty International që Raisi duhet të gjykohet përpara gjyqeve ndërkombëtare për krime kundër njerëzimit.