Thursday, March 28, 2024

Fushata e njëzet e njëtë  e Simay-E-Azadit për mbledhje fondesh

E enjte, 19 janar 2017

Kontribut i mijëra iranianëve nga Irani dhe nga e gjithë bota për Simay-e-Azadit (Televizioni Kombëtar Iran)

Telethoni i njëzet e njëtë për mbledhje fondesh i Simay-e-Azadit, Televizionit Kombëtar të  Iranit, u kthye në një manifestim të vullnetit dhe solidaritet kombëtar në mbështetje të rezistencës iraniane, neveri ndaj fashizmit fetar në pushtet në Iran në tërësinë e tij dhe kërkesa për ndryshimin e këtij regjimi dhe vendosjen e lirisë dhe demokracisë.

Në këtë program që vazhdoi për 40 orë nga 13 deri në 15 janar, mijëra iranianë me prejardhje të ndryshme nga Irani dhe nga e gjithë bota shprehën mbështetjen e tyre për këtë rrjet televiziv. Në këtë program, bashkë me lidhjet e drejtpërdrejta nëpërmjet 84 linjave telefonike, u vendos një rrjedhë e vazhdueshme komunikimi dhe informimi nga Irani në rrjetet sociale si Twitter, Facebook, Google Plus dhe telegrame, në disa hashtags të tilla si ” Irani i Lirë”, “telethon”, ” Hamyari “dhe” SimayAadi “. Në këtë mbledhje fondesh, angazhimi dhe kontributi total arriti në 22,367,869,099 tomans, ekuivalente me 5.650.207$.

Kontribuesit në këtë mbledhje fondesh  vlerësuan Simay-e-Azadin si “zëri i të pazëshmëve” dhe rolin e tij të pazëvendësueshëm në dhënien e lajmeve të protestës dhe të rezistencës brenda vendit dhe për të thyer muret e represionit, duke ekspozuar gjendjen katastrofike të të drejtave të njeriut në Iran, duke shprehur dhimbjet dhe problemet e klasave të privuara dhe jetën e padurueshme të njerëzve që flenë në varre dhe të fëmijëve të rrugës, përhapjen e anomalive sociale, duke përfshirë varësinë, prostitucionin, trafikimin e grave iraniane dhe fëmijëve, shtypjen e institucionalizuar dhe diskriminimin ndaj grave dhe shtypjen e përgjithësuar të  studentëve dhe të të rinjve që janë një makth për këtë regjimit çnjerëzor dhe anti-iranian, shtypjen e pakicave etnike dhe fetare, si dhe programet unike në paraqitjen e përpjekjeve të regjimit klerikal për përhapjen e programeve bërthamore dhe ndërhyrjen e tij shkatërruese dhe eksportin e terrorizmit nëpër botë dhe veçanërisht në Lindjen e Mesme.