Home News Gjykata Federale Zvicerane Urdhëron Prokurorin e Përgjithshëm të Zvicrës të Hetojë Vrasjen e Dr. Kazem Rajavi

Gjykata Federale Zvicerane Urdhëron Prokurorin e Përgjithshëm të Zvicrës të Hetojë Vrasjen e Dr. Kazem Rajavi

0
Gjykata Federale Zvicerane Urdhëron Prokurorin e Përgjithshëm të Zvicrës të Hetojë Vrasjen e Dr. Kazem Rajavi

Znj. Maryam Rajavi:
• Vendimi i Gjykatës Federale të Zvicrës është një pikë kthese historike, që afirmon se gjenocidi dhe krimet kundër njerëzimit nuk duhet në asnjë kohë dhe në asnjë vend të shpërfillen mbi bazën e statutit të kufizimeve.
• Qeveritë europiane dhe SHBA duhet ta njohin masakrën e 1988-ës ndaj të burgosurve politikë në Iran si gjenocid dhe krim kundër njerëzimit.

Më 23 shtator 2021, Gjykata Federale e Zvicrës vendosi që duhet të ndërmerret një hetim i ri mbi vrasjen pranë Gjenevës në 1990-ën të Dr. Kazem Rajavi, përfaqësuesit të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) në Zvicër, në kontekstin e gjenocidit dhe krimit kundër njerëzimit. Dr. Rajavi u vra pas masakrës ndaj 30,000 të burgosurve politikë në Iran, në 1988-ën.

Gjykata Federale Penale vendosi që, sipas ligjit zviceran dhe ndërkombëtar, krimi i kryer kundër Dr. Rajavi nuk i nënshtrohet statutit të kufizimeve.

Dr. Rajavi u vra nga një skuadër prej 13 vrasësish e dërguar nga Teherani me urdhër të drejtpërdrejtë të Ministrit të atëhershëm të Inteligjencës, Ali Fallahian, kundër të cilit është lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar nga një gjykatë zvicerane në 2006-ën. 13 terroristët ishin subjekt i një urdhër arresti ndërkombëtar në 1997-ën, ndërsa për Fallahian u lëshua një urdhër arresti ndërkombëtar në 1996-ën.

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), e ka përshkruar vendimin e Gjykatës Federale Zvicerane si një pikë kthese historike, që afirmon se gjenocidi dhe krimi kundër njerëzimit nuk duhet në asnjë kohë dhe në asnjë vend të shpërfillen mbi bazën e statutit të kufizimeve. Ky është një zhvillim i rëndësishëm dhe një precedent ligjor për ligjin bashkëkohor, për të gjitha shtetet në botë.

Znj. Rajavi e quajti gjithashtu këtë vendim gjykate si një hap të nevojshëm në luftimin e terrorizmit të shfrenuar të regjimit klerikal, duke shtuar se vrasja e Dr. Rajavi ndodhi në vazhdën e ekzekutimeve dhe masakrës ndaj anëtarëve të palëkundur të Mujahedin-e Khalq (MEK/PMOI), mbi bazën e fetvas së Khomeini-t. Ata ishin pikërisht heronjtë dhe heroinat që Kazem Rajavi kishte mbrojtur në arenën ndërkombëtare deri ditën e tij të fundit.

Znj. Rajavi vuri në dukje se: Komploti i fashizmit fetar që sundon Iranin për të hedhur në erë tubimin e madh të rezistencës në Paris, në qershor 2018, komplot i cili kishte për qëllim të shkaktonte viktima në masë, si dhe vrasja e të paktën 1,500 protestuesve gjatë kryengritjes së nëntorit 2019, kanë treguar qartë se terrorizmi dhe represioni janë pjesë e pandashme dhe e domosdoshme e tiranisë fetare në pushtet. Khamenei, Ebrahim Raisi, dhe liderë të tjerë të regjimit duhet të përballen me drejtësinë përpara Gjykatës Ndërkombëtare për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit të kryera gjatë katër dekadave. Qeveritë europiane dhe Shtetet e Bashkuara duhet ta njohin masakrën e 1988-ës ndaj të burgosurve politikë në Iran si gjenocid dhe krim kundër njerëzimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here