Monday, July 26, 2021

Autoritetet do të arrestojnë 130 fshatarë që protestuan kundër shembjes së paligjshme të shtëpive të tyre

Regime authorities in Khuzestan province, southwest Iran, have issued arrest warrants for 130 locals who protested the illegal demolition of their homes by a regime institutionAutoritetet e regjimit në provincën Khuzestan të Iranit jug-perëndimor kanë lëshuar urdhër arreste për 130 banorë vendas që kanë protestuar kundër shembjes së paligjshme të shtëpive të tyre nga një institucion i regjimit

 

Banorët e fshatit Abolfazl pranë Ahvazit, në Iranin jug-perëndimor, u përplasën me forcat e sigurisë të regjimit që kishin në plan t’ua shembnin shtëpitë të mërkurën, më 26 gusht. Njerëzit bënë rezistencë ndaj forcave të sigurisë që kishin sjellë makineritë e rënda në zonë. Autoritetet kanë urdhër arreste bazuar në akuza të sajuara për 130 nga iraniano-arabët vendas.

 

Forcat shtypëse të sigurisë të regjimit përdorën plumba dhe gaz lotsjellës kundër banorëve protestues, duke lënë disa prej tyre të plagosur dhe në nevojë për kujdes mjekësor. Edhe fëmijët e vegjël madje janë parë duke vuajtur nga probleme të frymëmarrjes për shkak të përdorimit të dendur të gazit lotsjellës nga ana e forcave të sigurisë. Madje sipas burimeve, disa njësi të forcave të sigurisë kanë bastisur fshatin Abolfazl, kanë plagosur një numër njerëzish dhe kanë arrestuar dhjetëra prej tyre.

Fondacioni Mostazafan i regjimit pretendon se e ka në pronësi të vet tokën e këtij fshati dhe u ka dhënë urdhër të gjithë banorëve, të cilët kanë jetuar në këtë zonë për dekada të tëra, që të evakuohen nga shtëpitë e tyre.