Tuesday, October 20, 2020

Babai i të burgosurit politik të dënuar me vdekje kryen vetëvrasje

Amir Hossein Moradi, student iranian dhe i burgosur politik i dënuar me vdekje për pjesëmarrjen në protestat mbarëkombëtare

Pasi kishte duruar një vit plot me presion nga regjimi iranian, Naser Moradi, babai i Amir Hossein Moradi, një i burgosur politik iranian i arrestuar gjatë protestave mbarëkombëtare të nëntorit 2019, ka kryer vetëvrasje mëngjesin e së hënës dhe fatkeqësisht, ka humbur jetën.

Thuhet se bashkëshortja e Moradi-t e ka gjetur trupin e tij në bodrumin e shtëpisë mëngjesin e së hënës. Agjentët e sigurisë mbërritën shpejt në vendngjarje. Avokati i Amir Hossein Moradi-t e ka konfirmuar këtë raport.

Amir Hossein Moradi, djali i Naser-it, është student fizike në Universitetin Teknik Sharif të Teheranit. Ai është arrestuar për pjesëmarrjen e tij në protestat anti-regjim që shpërthyen në mbarë vendin në nëntor 2019, në kundërshtim ndaj korrupsionit qeveritar dhe shtypjes së lirive politike e shoqërore. Në shkurt, Abolghassem Salavati, një gjykatës i regjimit iranian, dha dënim me vdekje për Moradi-n dhe dy të burgosur të tjerë politikë, Saeid Tamjidi dhe Mohammad Rajabi, për protestimin e tyre kundër regjimit dhe për akuza të sajuara të lidhura me sigurinë.

Salavati ka qenë më parë i sanksionuar nga Thesari Amerikan për “censurë apo veprimtari të tjera që ndalojnë, limitojnë, apo penalizojnë ushtrimin e lirisë së shprehjes apo të mbledhjes nga qytetarët e iranit.”