Thursday, July 29, 2021

Dënimi Ndërkombëtar për Masakrën e 1988-ës në Iran

Maryam Rajavi visits a memorial of the 30,000 victims of Iran’s 1988 massacre of political prisoners outside France’s National Assembly, October 29, 2019

Maryam Rajavi viziton një përkujtimore të 30,000 viktimave të masakrës së 1988-ës në Iran ndaj të burgosurve politikë, jashtë Asemblesë Kombëtare të Francës, 29 tetor 2019

Gjatë masakrës në verën e 1988-ës, autoritetet e regjimit iranian zhdukën me forcë dhe masakruan mbi 30,000 të burgosur politikë. Shumica e viktimave ishin anëtarë dhe mbështetës të Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK).

Rezistenca Iraniane nisi një Lëvizje në Kërkim të Drejtësisë në 1988-ën dhe që atëherë është përpjekur vazhdimisht ta mobilizojë komunitetin ndërkombëtar për t’i kërkuar llogari regjimit për këtë krim kundër njerëzimit. Kjo lëvizje arriti një kulm të ri në 2016-ën për shkak të përpjekjeve të Znj. Maryam Rajavi, presidentes së zgjedhur të opozitës, e cila bëri thirrje për një hetim ndërkombëtar mbi këtë krim të urryer.

Më poshtë paraqesim zhvillimet kryesore për sa i përket vëmendjes ndërkombëtare ndaj masakrës së 1988-ës gjatë tre viteve të fundit.

Raportuesit Specialë të OKB e Dënojnë Masakrën e 1988-ës në Iran si ‘Krime Kundër Njerëzimit’

Raportuesit specialë të OKB

Shtatë ekspertë të OKB-së për të drejtat njerëzore i kanë shkruar një letër regjimit të Iranit ku vënë në dukje se masakra e 1988-ës ndaj mijëra të burgosurve politikë mund të quhet “krime kundër njerëzimit.”

Letra e Raportuesve specialë, e datës 3 shtator 2020, u bë publike nga Kombet e Bashkuara më 9 dhjetor 2020.

Letra i bën thirrje regjimit iranian që t’i ndjekë penalisht autorët e masakrës së 1988-ës. Gjithashtu shton se, nëse Teherani do të vazhdojë ta refuzojë përmbushjen e detyrimeve të tij sipas ligjeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, ekspertët e OKB i bëjnë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të nisë një hetim të vetin mbi këtë masakër, “qoftë edhe përmes krijimit të një grupi hetimor ndërkombëtar.”

 

SHBA i Bën Jehonë Thirrjes së OKB për Hetim të Pavarur mbi Masakrën e 1988-ës në Iran

Robert A. Destro, Ndihmës Sekretar i Departamentit amerikan të Shtetit për Demokracinë, të Drejtat Njerëzore dhe Punën, ka nënvizuar mbështetjen e qeverisë së tij për thirrjen për drejtësi për viktimat e masakrës së 1988-ës në Iran, thirrje e bërë nga Raportuesit Specialë të OKB.

“Shtetet e Bashkuara i bëjnë jehonë thirrjes së OKB për një hetim të pavarur mbi zhdukjet masive dhe ekzekutimet e nxituara në Iran në 1988-ën, ndonëse përfshirja e dyshuar e zyrtarëve të lartë aktualë bën që të ketë shumë pak gjasa që regjimi të hetojë veten,” shkroi ai në Twitter, duke nënvizuar refuzimin e sigurtë të regjimit për të hetuar krimin e vet.

SHBA Nxit Komunitetin Ndërkombëtar të Kryejë një Hetim të Pavarur mbi Masakrën e 1988-ës

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit të SHBA, Morgan Ortagus, më 17 korrik 2020 i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të kryejë hetime të pavarura mbi masakrën e 1988-ës dhe që të kërkojë llogari dhe drejtësi. Ajo tha: “19 korriku shënon përvjetorin e fillimit të të ashtu-quajturave ‘Komisione të Vdekjes’ në Iran. Me urdhër të Ajatollah Khomeini, këto komisione raportohet se kanë zhdukur me forcë, dhe kanë ekzekutuar në mënyrë jashtëgjyqësore, mijëra disidentë të burgosur politikë. Kreu aktual i Gjyqësorit në Iran dhe Ministri aktual i Drejtësisë janë identifikuar të dy si ish-anëtarë të këtyre ‘Komisioneve të Vdekjes.’ Drejtësia iraniane perceptohet gjerësisht si institucion ku mungon garancia e një gjyqi të drejtë e të pavarur, dhe Gjykatat Revolucionare janë veçanërisht skandaloze për sa i përket shkeljes së të drejtave të njeriut. Të gjithë zyrtarëve iranianë që kryejnë shkelje apo abuzime të të drejtave njerëzore duhet t’u kërkohet llogari. Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të kryejë hetime të pavarura dhe të kërkojë llogari e drejtësi për viktimat e këtyre shkeljeve të tmerrshme të të drejtave njerëzore, të organizuara nga regjimi iranian.”

Lexo më shumë

Sekretari i Përgjithshëm i OKB Shpreh Shqetësim për Vështirësitë me të cilat Përballen Familjarët e Viktimave të Masakrës së 1988-ës

Më 26 shkurt 2018, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, iu drejtua Këshillit të të Drejtave të Njeriut duke thënë:

“OHCHR ka vazhduar të marrë letra nga familjet e viktimave që janë ekzekutuar me nxitim apo janë zhdukur me forcë gjatë ngjarjeve të 1988-ës. Sekretari i Përgjithshëm mbetet i shqetësuar nga vështirësitë me të cilat janë përballur familjet në përpjekjet e tyre për të marrë informacion mbi ngjarjet e 1988-ës, dhe nga ngacmimet ndaj atyre që vazhdojnë të bëjnë thirrje për informacione të mëtejshme lidhur me këto ngjarje.”

Lexo më shumë