Friday, May 27, 2022

Detaje të reja mbi sulmin ndaj të burgosurave politike në burgun Qarchak

 

More details on the attack on political prisoners in Qarchak PrisonKanë dalë në dritë detaje të reja mbi sulmin ndaj të burgosurave politike në burgun Qarchak të dielën, 13 dhjetor 2020.

Sipas këtij raporti, të paktën 20 roja meshkuj e femra e kanë shoqëruar drejtorin e ri të Qarchak, Soghra Khodadadi, në nisjen e një sulmi mbi të burgosurat politike që mbahen në Pavijonin 8 të burgut Qarchak.

Sulmi i rojave anti-rebelim ndodhi në kohën e drekës, ndërkohë që të burgosurat nuk kishin veshje të përshtatshme për t’u ballafaquar me rojat meshkuj. Disa nga rojat e përfshira në këtë sulm janë Samira Ilkhani, Khoshraftar, Karami, dhe Gharegozlou.

Rojat anti-rebelim i rrahën brutalisht të gjitha të burgosurat në pavijonin 8 me shkopinj e armë paralizuese.

Në këtë sulm të dhunshëmZahra Safaei, Parastoo Mo’ini, Forough Taghipour, Golrokh Ebrahimi Iraee, dhe disa të burgosura të tjera politike u plagosën rëndë.

Të burgosurën politike Zahra Safaei e kanë goditur në kokë me shkopinj. Ajo ka gjithashtu mavijosje kudo nëpër krahë.