Friday, June 18, 2021

Dy minorenë dhe dy gra kryejnë vetëvrasje në Iran

Tehran suicide attemptImage from file

Gjatë javës së fundit, katër njerëz, dy minorenë dhe dy gra, kanë kryer vetëvrasje dhe kanë humbur jetën në perëndim, jug-perëndim, dhe veri-perëndim të Iranit.

Sipas një faqeje kurde, një vajzë 17-vjeçare e identifikuar si Shohreh Sarmasti i ka marrë jetën vetes më 27 prill. Shohreh ishte martuar tre muaj më parë. Raporti nuk e përmend arsyen e vetëvrasjes.

Në një rast tjetër të raportuar nga agjencia shtetërore e lajmeve Rokna dje, një grua e paidentifikuar 24-vjeçare ka kryer vetëvrasje duke gëlltitur tableta orizi, një lloj pesticidi, në Hamadan të Iranit veri-perëndimor.

Një djalë 16-vjeçar në Abadan të Iranit jug-perëndimor ka kryer vetëvrasje duke varur veten më 1 maj. Agjencia shtetërore e lajmeve Rokna tha se vetëvrasja e tij ishte transmetuar live në profilin e tij në Instagram. Raporti nuk e përmend identitetin e djalit dhe as arsyen e vetëvrasjes.

Një grua e identifikuar si Fatemeh Alipour i ka vënë zjarrin vetes në Urmia të Iranit veri-perëndimor. Faqja Kurdpa  thotë se ajo e ka bërë këtë gjashtë ditë më parë për shkak të mosmarrëveshjeve me të shoqin. Fatemeh është shtruar në spital dhe ka humbur jetën dje për shkak të djegieve të rënda.