Thursday, March 28, 2024

Familjarët e të burgosurve në pritje të ekzekutimit zhvillojnë tubim jashtë gjykatës së Isfahanit në Iranin qendror

The regime’s judiciary building in Isfahan, central IranNdërtesa e gjykatës së regjimit në Isfahan të Iranit qendror

 

Duke filluar nga ora 9 e mëngjesit të së mërkurës, 29 korrik, familjarët e të burgosurve të dënuar me vdekje të cilët janë arrestuar gjatë kryengritjes mbarëkombëtare të dhjetorit 2017 dhe janarit 2018, u grumbulluan jashtë ndërtesës së gjykatës së regjimit në qytetin Isfahan të Iranit qendror, për të protestuar ndaj vendimeve të padrejta për t’i ekzekutuar njerëzit e tyre. Gjatë këtij tubimi, familjarët e të burgosurve bënë thirrje për një gjykim të drejtë e me dyer të hapura, me praninë edhe të medias, për të garantuar një proces të drejtë.

Një zyrtar i regjimit nga gjykata shkoi në vendin e këtij grumbullimi dhe i kërcënoi familjarët e të burgosurve duke i paralajmëruar: “Mos mbani tubime. Do t’ju kushtojë!”

Nga frika e zgjerimit të këtyre protestave, autoritetet lokale dërguan me shpejtësi forcat e sigurisë që t’i sulmonin mizorisht familjarët e të burgosurve të cilët po mbanin një tubim paqësor. Shumë prej tyre i goditën me shkopinj ndërkohë që forcat e sigurisë shpërndanin turmën.