Friday, March 29, 2024

Grupi i të Drejtave Njerëzore: Në Mesin e Shpërthimit të Koronavirusit në Iran, të Burgosurit Janë më të Pambrojturit dhe Duhet të Lirohen Menjëherë

Iran Human Rights Monitor Monthly Report, March 2020Iran Human Rights Monitor (Iran HRM) ka publikuar raportin mujor për muajin e marsit, në të cilin fokusohet tek shpërthimi i koronavirusit në Iran, veçanërisht nëpër burgjet iraniane.

Duke iu referuar rebelimeve të vazhdueshme nëpër burgjet e Iranit, Iran HRM shkruan: “Shumë të burgosur në burgje të ndryshme të Iranit janë infektuar me këtë sëmundje. Gjashtë të burgosur kanë humbur tashmë jetën në Burgun e Teheranit të Madh (Fashafuyeh), ku mungon edhe higjiena më minimale. Të burgosurit që vuajnë nga koronavirusi nuk veçohen nga të tjerët në këtë burg.”

Sipas Iran HRM, muaji i marsit ka qenë i tëri nën hijen e shpërthimit të koronavirusit. Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit shpalli të hënën se koronavirusi ua ka marrë jetën tashmë më shumë se 19,500 iranianëve në mbarë vendin.

Të burgosurit në Iran kanë qenë veçanërisht të pambrojtur nga kjo përhapje e virusit. Ata nuk kanë mundur t’i shmangen virusit, pasi kur ai hyn në një burg, është e sigurtë që do të përhapet mes të burgosurve në kushtet e rënda jo higjienike ku ata mbijetojnë.

Regjimi iranian pati thënë në shkurt se të burgosurve do t’u jepej liridalje për shkak të krizës shëndetësore. Kryegjyqtari i regjimit, Ebrahim Raisi, pati thënë gjithashtu se nuk do të pranoheshin të burgosur të rinj në provincën e Teheranit. Megjithatë, kjo nuk ka ndodhur – ka patur një numër të burgosurish të rinj që janë pranuar.

Edhe në këtë situatë, të burgosurit politikë po diskriminohen dhe është shpallur se atyre nuk do t’u jepet liridalje.

Gjatë muajit mars, një numër të burgosurish nisën greva urie për shkak të vazhdimësisë së mbajtjes në burg dhe kushteve të fëlliqura ku ata mbahen. Më pas vijuan rebelimet dhe një numër të burgosurish mundën të arratiseshin. Ata donin thjesht të mbroheshin nga Koronavirusi.

“Qindra të burgosur nisën greva urie, duke u kërkuar autoriteteve që t’i dezinfektonin rregullisht burgjet, t’u jepnin maska e dezinfektues duarsh të burgosurve, t’i karantinonin ata që dyshohet se janë të infektuar dhe t’i jepnin liridalje sa më shumë të burgosurve që të jetë e mundur,” lexon raporti.