Thursday, December 2, 2021

Iran: 16 Ekzekutime Brenda Një Jave për të Krijuar Frikë dhe për të Parandaluar Kryengritjet Popullore

Shkruar nga Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)

Regjimi klerikal ka ekzekutuar të paktën 16 të burgosur në qytete të ndryshme të Iranit brenda një jave, midis datave 11 dhe 18 tetor.

 

Më 10 tetor, në Qom janë varur Esmail Ghassabi-Sini në burgun Dastgerd në Isfahan, Omid Sarani në burgun Birjand, Ebrahim Rakhshani në burgun Ghayen, Mohammad Latifi, 23 vjeç, dhe një i burgosur tjetër në burgun Dizelabad në Kermanshah, gjithashtu Manouchehr Kazemi, pas gjashtë vitesh në burgun Ghezel Hesar në Karaj, si dhe dy të burgosur të tjerë, njëri prej të cilëve ishte shtetas afgan.

Për më tepër, më 14 tetor, regjimi klerikal ekzekutoi katër të burgosur në burgun Dastgerd në Isfahan, të quajtur Hossein Shamsi, Ali Mokhtari, Hossein Amiri, dhe Yavar Dehzadeh. Gjithashtu, më 17 tetor u varën tre të burgosur të tjerë të quajtur Younes, Soheil Hojjatfar, 39 vjeç, dhe Hamed Jafarzadeh, 41 vjeç, në burgun e Zanjan, si dhe Musa Shahbakhsh në burgun e Zahedan.

Shtimi i ritmit të ekzekutimeve tregon frikën e regjimit klerikal nga zemërimi dhe neveria e popullit për sistemin e lig të Velayat-e-Faqih. Duke vënë në postin e presidentit Ebrahim Raisi-n, ekzekutuesin e masakrës së 1988-ës, duke intensifikuar torturimet e ekzekutimet, dhe duke krijuar një atmosferë terrori, Khamenei po përpiqet më kot të parandalojë kryengritjet popullore.

Rezistenca Iraniane nxit edhe një herë Kombet e Bashkuara dhe të gjitha organizatat e të drejtave njerëzore që të marrin masa urgjente për t’i ndalur ekzekutimet arbitrare e kriminale në Iran. Një regjim që mbijeton vetëm me anë të torturës, ekzekutimeve e vrasjeve duhet të dëbohet nga komuniteti ndërkombëtar. Çështja e dhunimeve brutale të të drejtave njerëzore në Iran duhet t’i referohet Këshillit të Sigurimit të OKB, dhe liderët e regjimit duhet të përballen me drejtësinë për katër dekada krime kundër njerëzimit e gjenocid.