EN FR DE IT AR ES AL

Iran: 17 Laureatë të Nobel-it Nënshkruajnë Deklaratën që Dënon Ekzekutimin e Navid Afkari

90

Edhe nëntë laureatë të tjerë të çmimit Nobel kanë nënshkruar një deklaratë që dënon ekzekutimin e NavidAfkari, një kampion iranian në mundje, duke iu bashkuar tetë fituesve të tjerë të çmimit Nobel. Kjo deklaratë është publikuar për herë të parë më 13 shtator 2020.

Nënshkruesit e kësaj deklarate e nxisin Sekretarin e Përgjithshëm të OKB Antonio Guterres që ta dënojë regjimin iranian për ekzekutimin e Navid Afkari. Ata nxisin gjithashtu Zyrën e Komisioneres së Lartë të OKB për të Drejtat e Njeriut që të dërgojë përfaqësues për të vizituar burgjet iraniane dhe për t’u takuar me të burgosurit.