Wednesday, January 26, 2022

Iran: Arrestimi i Familjarëve e Mbështetësve të MEK, dhe Ish të Burgosurve Politikë, në Përvjetorin e Kryengritjes së Nëntorit 2019

Shkruar nga Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI

Me afrimin e dy-vjetorit të kryengritjes së nëntorit 2019 dhe i tmerruar nga përshkallëzimi i protestave të gjera, regjimi klerikal ka nisur përsëri të arrestojë familjarë e mbështetës të Mujahedin-e Khalq (MEK/PMOI) si dhe ish të burgosur politikë.

Të mërkurën më 27 tetor 2021, regjimi iranian arrestoi dhe transferoi në burgun Lakan të qytetit verior Rasht, Aqil Rahnama Behambari-n, i cili ka qenë në burg për 12 vjet në vitet 1980 dhe 1990, Ahmad Behnami-n dhe Ebrahim Hozouri-n, të cilët kanë qenë të burgosur politikë në vitet 1980, si dhe Zahra Haghgoo-në, Ozra Taheri-n, Narges Shirbacheh-un, dhe Simrokh Bozorg Zia’bari-n. Në shtator, Mahin Akbari, gruaja e Ebrahim Hazouri-t, e cila ka qenë gjithashtu e burgosur politike në vitet 1980, u arrestua dhe u dënua me një vit burg për shkak se kishte refuzuar t’i lutej Khamenei-t për “falje.” Ajo është në grevë urie që më 21 tetor.

Rezistenca Iraniane u bën thirrje edhe një herë Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Europian, shteteve anëtare të tij, dhe të gjitha organizatave e organeve që mbrojnë të drejtat e njeriut, që të marrin masa urgjente për të siguruar lirimin e të burgosurve politikë.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)
30 tetor 2021