Wednesday, April 21, 2021

Iran: Behnam Mahjoubi, një Dervish i Burgosur, Ka Vdekur pas Disa Muajsh Tortura në Burgun Evin

Të dielën, më 21 shkurt, të afërmit e Behnam Mahjoubi konfirmuan vdekjen e këtij dervishi të burgosur.
Pas disa muajsh torturë në burgun Evin dhe një mungese të kujdesit të nevojshëm mjekësor, atë e transferuan nga burgu në spitalin Loghman të Teheranit. Që javën e shkuar ka patur raporte kontradiktore lidhur me vdekjen e tij, në mesin e censurës qeveritare dhe mohimeve gjyqësore nga ana e ekzekutuesve.
Behnam Mahjoubi vuante nga një epilepsi e rëndë, dhe mjekët kishin konfirmuar që ai nuk mund ta përballonte burgosjen. Por torturuesit e regjimit nuk lejuan lirimin e tij. Ata ia përkeqësuan sëmundjen duke mos ia dhënë mjekimet dhe duke i injektuar substanca të panjohura deri sa atij i ra të fikët dhe u detyruan ta çonin në spitalin Loghman.
Në dhjetor, Amnesty International pati shpallur se ky i burgosur i sëmurë ishte torturuar me anë të privimit nga mjekimi.
Behnam Mahjoubi ishte arrestuar dhe burgosur që në 2017-ën, i akuzuar për pjesëmarrje në protestat e dervishëve.