Saturday, October 16, 2021

Iran: Bilanci Tronditës i Vdekjeve nga Koronavirusi në 543 Qytete Shkon Mbi 300,000

Zonja Rajavi: Regjimi klerikal, dhe specifikisht Khamenei e Rouhani, janë përgjegjës për vdekjen e shumicës së viktimave

Zonja Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), ka shprehur ngushëllimet dhe keqardhjen e saj për familjet e viktimave të koronavirusit dhe u ka uruar shërim të shpejtë të infektuarve me këtë virus. Ajo tha se Irani nën sundimin e mullahëve ka numrin më të lartë të vdekjeve nga koronavirusi per capita në botë.

Duke u mbështetur tek strategjia e viktimave në masë, Khamenei ka ndër mend të ngrejë një barrierë kundër kryengritjes popullore në horizont, tha zonja Rajavi. Përndryshe ai mund t’i kishte limituar përmasat e katastrofës duke ndarë për popullin një pjesë të një trilion dollarëve që ia ka vjedhur popullit iranian, shumë që është në posedim të fondacioneve nën kontrollin e tij dhe të Gardës Revolucionare (IRGC).

Duke refuzuar t’i paguajë punëtorët për disa muaj, Khamenei i ka detyruar ata të shkojnë në punë pa protokollet e nevojshme të shëndetit, duke i lënë në mëshirën e koronavirusit. Ai nuk i ka lejuar as të blejnë vaksina nga Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca. Sipas ekspertëve, vaksinimi nuk do të kryhet deri në fund të vitit të kalendarit pers (mars 2022), duke lënë një shumicë të gjerë iranianësh të ekspozuar ndaj valëve të ardhshme të përhapjes së COVID-19.

Përhapja e kryengritjeve dhe protestave të punëtorëve, pensionistëve dhe investitorëve të mashtruar këto muajt e fundit tregon për dështimin e politikës kriminale të regjimit për viktima në masë, e ka intensifikuar zemërimin dhe urrejtjen e publikut për regjimin klerikal, si dhe e ka forcuar vendosmërinë e popullit për ta përmbysur këtë regjim.

Duke patur parasysh përmasat katastrofike të shpërthimeve të mundshme të koronavirusit në të ardhmen, sidomos në kohën  e farsës së zgjedhjeve presidenciale, zonja Rajavi u ka bërë thirrje sektorëve të ndryshëm të shoqërisë që ta sfidojnë plaçkitjen e kryer nga mullahët dhe IRGC dhe të protestojnë e të ngrihen për të fituar të drejtat e tyre njerëzore më minimale.