Thursday, March 28, 2024

Iran: dënime me vdekje dhe burg për protestuesit e arrestuar, me qëllimin për të parandaluar një kryengritje

Iran Regime’s Treating Prisoners Alone Debunks Mullahs’ Effort to Depict U.S. Sanctions for Coronavirus EpidemicKryegjyqtari i Isfahan-it: MEK duhet ta dijë që, nëse ndodh një shkelje [kryengritje] si ato të 2009-ës, 2017-2018 dhe nëntorit të shkuar, ne do të përgjigjeshim me vendosmëri. Verdikti për “korrupsion mbi tokë” është miratuar për tetë raste të lidhura me incidentet e përmendura

Nga frika e mundësisë së protestave dhe kryengritjeve të gjera si dhe e veprimtarive të Njësive të Rezistencës që e thyejnë atmosferën e terrorit dhe frikësimit të regjimit, diktatura fetare në pushtet po përpiqet dëshpërimisht të parandalojë një tjetër kryengritje popullore duke krijuar një atmosferë frike me anë të ekzekutimeve, dënimeve me burgim të gjatë, dhe arrestimit të të rinjve.

Dje, Mohammad Reza Habibi, kreu i Departamentit të Drejtësisë të regjimit klerikal në Isfahan, shprehu frikën e tij për një kryengritje tjetër. “Le ta dinë kukullat e Mujahedin-e Khalq (MEK/ PMOI) se, nëse diçka shkon keq, ashtu siç ndodhi në 2009-ën, në dhjetor 2017 – janar 2018, dhe në nëntor të vitit të shkuar, ne do të përgjigjemi me vendosmëri … Verdikti për ‘korrupsion mbi tokë’ është miratuar për tetë raste të lidhura me incidentet e përmendura,” citohet të ketë thënë ai, sipas agjencisë së lajmeve Mehr, sot. “Korrupsion mbi Tokë” është sajuar nga regjimi dhe ndëshkohet me vdekje.

Në një tjetër zhvillim, Nasruddin Salehi, Prokurori Publik i regjimit në Shahinshahr dhe Meymeh, foli sot për agjencinë zyrtare të lajmeve ISNA, dhe tregoi për dënimet me vdekje dhe burgim ndaj atyre që ai i quajti autorë vjedhjesh të armatosura dhe lider të trazirave të nëntorit të shkuar të cilët “shkatërruan pronat publike me plane të parapërgatitura me detaje.” Ai shtoi: “Verdikti do të ekzekutohet pas miratimit përfundimtar nga prokuroria.” Ai paralajmëroi gjithashtu se: “përhapja e gënjeshtrave, me ose pa qëllim, trazimi i publikut me anë të sistemit dixhital apo të telekomunikacionit, do të ndëshkohen me 91 ditë deri në dy vite burg ose me xhobë ose të dyja.”

Më herët, të burgosurit politikë Amir Hossein Moradi, 26 vjeç, Saeed Tamjidi, 28 vjeç, dhe Mohammad Rajabi, 26 vjeç, u arrestuan për pjesëmarrje në kryengritjen e nëntorit dhe u dënuan me vdekje pasi ishin torturuar për një kohë të gjatë. Tani ata janë në rrezik ekzekutimi.

Në të njëjtën kohë, Ministria e Inteligjencës, Organizata e Inteligjencës e IRGC-së dhe shërbime të tjera represive kanë arrestuar, thirrur, dhe kërcënuar një numër të madh të rinjsh, mbështetësish, dhe familjarësh të MEK në Teheran e provinca të tjera, si Gilan, Kermanshah, dhe Khuzestan. Gjithashtu, forcat e inteligjencës dhe sigurisë kanë kontaktuar shumë të rinj në qytete të ndryshme, duke i paralajmëruar ata që të mos kontaktojnë me MEK dhe duke i kërcënuar me pasojat e një gjëje të tillë.

Rezistenca Iraniane bën thirrje për veprim të menjëhershëm nga ana e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Këshillit të të Drejtave Njerëzore të OKB-së dhe Komisioneres së Lartë për të Drejtat e Njeriut, si dhe nga raportuesit përkatës e organizata të tjera që mbrojnë të drejtat njerëzore, për të shpëtuar jetët e të burgosurve politikë në Iran. Rezistenca përsërit thirrjen e Znj. Maryam Rajavi, Presidentes së zgjedhur të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), për formimin e një delegacioni ndërkombëtar të gjetjes së fakteve i cili të vizitojë burgjet iraniane dhe të takohet me të burgosurit, sidomos të burgosurit politikë.