Friday, March 29, 2024

Iran: Dhunimet e të Drejtave Njerëzore nga Ebrahim Raisi, Rrëfimet e Dëshmitarëve, Ali Zolfaghari

Iran: Human Rights record of Ebrahim Raisi, Eyewitness Accounts, Ali Zolfaghari

Shkruar nga Shkrimtar i Stafit

Iran: Human Rights record of Ebrahim Raisi, Eyeëitness Accounts, Ali Zolfaghari

Emri im është Ali Zolfaghari. Më kanë arrestuar në vitin 1981 për shkak të mbështetjes sime ndaj Mojahedin-e Khalq (MEK). Kalova disa kohë në një burg në Rasht të Iranit verior. Shumë nga njerëzit që ndanin një qeli me mua ishin mbështetës e anëtarë të MEK. Ata u ekzekutuan pak vite më vonë për shkak të këmbënguljes në idealet e tyre dhe mbështetjes për MEK.

Një nga shokët e mi të qelisë ishte Reza Niknam. Ai i pranoi heroikisht të gjitha përgjegjësitë për veprimet e kryera nga grupi ynë prej pesë personash. Ai u ekzekutua më 30 qershor 1982. Regjimi nuk i lejoi prindërit e Reza Niknami-t ta varrosnin djalin e tyre në varreza. Kështu që e ëma u detyrua ta varroste atë poshtë shkallëve në shtëpi.

Ai ishte thjesht një shembull i një njeriu që e donte MEK-un.
Takova shumë anëtarë të MEK ndërkohë që isha në Rasht. Zhvilluam një ceremoni përkujtimore më 25 maj 1983. Pas kësaj ceremonie përkujtimore, rojat na transferuan në bodrumin e burgut dhe më pas në burgun Gohardasht. Atje pashë të burgosurit që rezistonin. Ata na kishin internuar në Gohardasht për të na ndëshkuar. Donin të na e thyenin shpirtin. Një natë para se të shkonim në Gohardasht, na çuan në burgun Evin.

Krimineli famëkeq Lajevardi erdhi e na tha: “Do t’jua ndreqim! Këtu nuk jeni në Rasht.” Siç e thashë, donin të na e thyenin shpirtin.
Unë jam një nga të mbijetuarit e masakrës së 1988-ës. Regjimi e kishte planifikuar këtë masakër të fillim të vitit 1987, kohë kur e kishte humbur kontrollin mbi burgjet dhe rezistenca e të burgosurve po rritej ditë pas dite.

Më çuan në korridorin e vdekjes në 1988-ën. Pas pak kohe, hyra në sallën e gjyqit, që kryesohej nga Nayeri. Presidenti aktual i regjimit, Ebrahim Raisi, ishte gjithashtu i pranishëm. Në fillim nuk e njihja. Më vonë, të burgosurit që ishin në Karaj më thanë se ai ishte prokurori i Karaj. Shushtari ishte gjithashtu në atë dhomë. Atë e njihja nga gazetat.
Nuk është e mundur të përshkruhet rezistenca heroike e të burgosurve.

Ata i thanë me gjithë zemër jo regjimit. Unë nuk qeshë në gjendje ta mbështesja MEK-un në atë kohë. Por i kam ende ato kujtime. Më kujtohet që, kur shokët e mi i çuan në grupe për t’i varur, ata kishin zgjedhur me vetëdije të vetë-sakrifikoheshin dhe ta mbronin identitetin e tyre si mbështetës apo anëtarë të MEK. Njëri prej tyre ishte Behrooz Shah-Moghani, i cili më tha: “E mbrojta MEK-un përpara komisioneve të vdekjes.”